Debat në Këshillin Kombëtar të PD, Salianji kundër Bashës: Duhet rikthyer vota dhe gara, jo emërimet

23 Dhjetor 2021, 19:50Politika TEMA

Zbardhen debatet në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se teksa propozoheshin që emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar dhe kreut të këtij institucioni, ka pasur një debat mes Lulzim Bashës dhe Ervin Salianjit.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj bën të ditur se kreu i PD-së Lulzim Basha ka propozuar që emrat të kalojnë me konfirmim nga Këshilli por Salianji propozoi që të kishte votim me kandidatura alternative.

“Duhet të kthejmë garën dhe votën, meritokracia në themel të PD. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. 

Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë më e madhe. Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratët, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi të ardhmen duke u ndarë nga çdo praktikë e keqe e së shkuarës në radhë të parë. 

Personalisht kam bërë dhe do bëj betejë për demokratët, e mendoj që gara është themeli se si mund të përmirësohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vetë anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa të tjera për pozicionet” tha Salianji.

I të njëjtit mendim me Ervin Salianjin ka qenë edhe Roland Bejko.

“Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shumë legjitimitet” tha Bejko.

Basha: Diskutim tjetër kundër…ka?

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar, jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë në këtë mënyre por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu.

Gaz Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nëse ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkohë pas propozimeve të Bashës, Këshilli miratoi emrat si më poshtë:

Kryetar i Këshillit Kombëtar:  Arta Sakja

Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa

Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik: 

Agron Kapllanaj

Gazment Koduzi

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës , Kryetare Flutura Ackaj

Anëtarë: 

Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar: 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja

Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha

Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa

3 komente në “Debat në Këshillin Kombëtar të PD, Salianji kundër Bashës: Duhet rikthyer vota dhe gara, jo emërimet”

  1. geron says:

    Komedi Luleske.

  2. PATRONAZHISTI says:

    Personat nuk zgjidhen.Ata i vendos komandanti sipas besnikerise ndaj tij.Kush nuk eshte dakort te largohet.Kjo eshte demokracia ne partit Shqiptare e ne shtetin Shqiptar.

  3. Duke parë foton : Luli , më duket se po vjen NON GRATA !
    Saliajni , atë po shikoj shef , më duket se vetëm Bujari është , me levë në dorë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje