Arta Sakja zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së në vend të Palokës, zgjidhen edhe emrat e rinj të sekretariateve

23 Dhjetor 2021, 18:44Politika TEMA

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar duke zëvendësuar Edi Palokën pas shkarkimit në mbledhjen e Kuvendit të datës 18 prill. Arta Sakja do drejtojë Këshillin Kombëtar të PD-së më tej.

Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe sekretarët e rinj të Partisë Demokratike.

Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për Çështjet Zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për Emigracionin, ndërsa sekretar për Decentralizimin është zgjedhur Roland Bejko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje