Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një konference për media, u shpreh se publikimi i të dhënave personale është zgjatim i skemës së patronazhistëve me qëllim realizimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Basha kërkoi për këto dy skandale, bërjen e një procesi gjyqësor të ngjashëm me “Tangentopolin”, ku u arrestua gjysma e klasës politike shqiptare për lidhjet me mafian.
“Ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën pasi kjo është një çështje penale dhe jo politike. Është pjesë e skemës së patronazhimit dhe blerjes së votës për mandatin e tretë. Sa herë ka kërkuar ndjesë gjërat kanë shkuar më keq në Shqipëri. Ky skandal lidhet me skandalin e inceneratorëve dhe ajo që i bashkon është përfituesi nga këto dy skandale është Edi Rama. Qyetatrët e kanë të qartë se koka është Edi rama. Nëse SPAKU do të vijojë hetimet do të kemi të arrestuar gjysmën e kabinetit.
Kjo është një “Tangentopoli”, një term që është i huazuar nga Italia për procesin e arrestimit të gjysmës së klasës politike për shkak të lidhjeve me mafian.
Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët ja ku është ujku. Prania e skandaleve në të njëjtën kohë mund të jetë edhe për të mbuluar njëri tjetrin, por shpresa se do ti shuaj të dyja duke i përplasur është një skemë e kotë. Qeveria gjatë pandemisë u hoqi bukën qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve, por nuk ndaloi pagesat ndaj skemës së inceneratorëve.
Publikimi të dhënave personale ëshët zgjatim i skemës së patronazhistëve, të cilët u mbrojtën dhe u promovuan nga Edi Rama. Duhet të ndaleni dhe të kuptojmë se kemi të bëjmë me dy skandale të ndryshëm por me një përfitues të vetëm.
Me paratë e inceneratorëve janë blerë vota dhe media për zgjedhjet e 25 Prillit, me skandalin e të dhënave personale, gjithashtu të dhënat e qytetarëve u vunë në shërbim të masakrës elektorale. Në konkludim, jemi përpara një “Tangentopoli”, i bëj thirrje SPAK, Byrosë Kombëtare dhe Shërbimit Informativ të krijojnë strukturën e nevojshme që të vihen para përgjegjësisë personat me mbrojtje politike.
I bëj thirrje agjensive të huaja të vënë të gjitha informacionet në dispozicion të drejtësisë shqiptare, pasi informacionet tregojnë për një presion politik në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale sikundër vijon që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën. I garantoj qytetarët se pavarësisht ritmit të SPAK, përkundër presioneve, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre PD është e vendosur të vijojë me përkushtim atë pjesë që Kushetuta ja ka garantuar përmes Komisioneve Hetimore”, deklaroi Basha.
29 mije euro rroga mujore e kunatit tende o Lulushe tre here me e madhe se rroga e presidentit Macron .
O Lul brava mos u merr me Ramen se ky e ka ne terezi shiko gjej ndonje brave te forte qe te mos ta shqyejne shpellaret se me date 5 janar do te dalesh te lana,….
Miko leri perrallat me ujqer e gjurma por fillo bllokimin e qeverise ne cdo votim sado i rendesishem qe te duket . Tani qe shpetove nga dy brinjet e trekendeshit hidhu ne aksion . Nuk kemi raste ne histori qe ndonje Rilindas apo Otoman te jete permbysur nga fjalet . Nuk do te kesh me rast sepse do te jete Statuja qe do ti shkoje ne zyre Don Xhovanit .