Publikimi i pagave, sulm politik? Rama: Bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë tregojnë se deri ku mund të shkojnë

23 Dhjetor 2021, 13:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t  ka hedhur dyshime se nxjerrja e të dhënave të pagave të mbi 637 mijë qytetarëve mund të jetë sulm politik.

Sipas Ramës kjo mund të jetë një mënyrë nga ‘bravaxhinjt dhe çelsaxhinjt’ për të hequr vëmendjen nga situata që është krijuar në PD.

“Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qytetarët që janë të sekëlldisur duhet të dinë si mund të ketë ndodhur. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria në këndvështrimin tim me ngjarjen e mëparshme.

Unë kam dhe një ide pse nuk është përdorur publikisht deri kur kanë mbaruar zgjedhjet dhe pse përdoret tani, është një ide e imja.

Për konfuzion dhe armiqësi mes nesh, është e qartë. Por t’ia bësh njerëzve për të nxjerrë bravën nga çelësi apo se je bërë xheloz se ke mbetur jashtë bravës dhe çelësit apo për çdo arsye tjetër, është një mundësi për t’iu treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë.

Kjo është çështje me sistemit këtu. U bë një hetim i thellë për të parën dhe ka treguar se ka ngjashmëri me të dytën, ky është mendimi im.”, deklaroi Rama.

 

6 komente në “Publikimi i pagave, sulm politik? Rama: Bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë tregojnë se deri ku mund të shkojnë”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ose per te hequr vendendjen nga Lefter Koka dhe ustallaret.
    Zakonisht na shkon mendja tek ajo qe mund te bejme vete ne nje rrethane te tille.
    Kryeminister legen,

  2. Zgjohu gjigande says:

    Mbas kesaj historie fshihet Andi Bushati Armand Shkullaku te paguar nga antishqiptari Albin Kurti me leket e Serbise .
    E keqja e Shqiperise vjen nga krahina Serbe Kosovo dikujt do ti duket stupiditet cfare thote ky po kete antishqiptarizen nga kosovo e ka provuar edhe diktatori Hoxha me diversantet mbas clirimit
    Gjigande zgjohu tregoje dhembet plehrave shqipfoles sa nuk eshte vone

  3. Ideali says:

    Legen kryeminister! Nuk flet per nivelin e pagave qe ka gatuar ai me banden e 40 hajduteve, por qenka faji i atyre qe i kane nxjerre. Po te duash qe mos te dale qelbesira, mos e beje o i degjeneruar teri brezash.

    1. Realisti says:

      Per cilin nivel pagash flet more injorant. Po pagat e sektorit shteteror jane te gjitha te publikuara online, mjafton te kerkosh dhe i gjen. Dhe per pagat e sektorit privat duhet te mbahet pergjegjesi tani o bravaxhi.

  4. Shvejku qe shef ne pasqyren tende. says:

    Sulm politik do quhet kur ti te kesh kapur ate qe i nxorri, deri tani eshte keq menaxhimi jot. Duhet te hy ne burg dikush pa ti vesh emrin sulmit.

  5. Bravaxhiu says:

    Vertet nje “shakator ne pushtet”, qe hiqet si i ditur!
    Bravaxhinjte dhe celsaxjinjte jane njerez te nderuar dhe bejne nje pune te nderuar. Ata nuk jane as simbol i pilitikanit te korruptuar dhe as simbol i spiuneve qe te vodhen te dhenat(si ata qe vodhen te dhenat e sekreteve amerikane).
    Te lutem fol me kujdes dhe jo sikur flet ne nje shoqeri me pijanece. Ti mund te kesh edhe te drejte kur thua se Shqiperia eshte nje vend rrumpalle, por kjo nuk eshte faji i bravaxhinjve dhe celsaxhinjve. Ti mund te kesh te drejte kur thua se te dhena kane dale edhe ne Amerike, por asnje nuk ka akuzayuar atje apo ka ironizuar bravaxhinjte dhe celsaxhinjte. Po te mos ishje demagog do mbeteshe thjeshte ne mbrojtje dhe jo ne sulm te gabuar. Duhet bere autokritike dhe modesti….Je bere si Sali Berisha kur u flet idjoteve te tij. Ai thote “degjoni muuu!…” Pyetja qe te beje eshte: ku eshte ndryshimi kur ti na mbushe mendjen te te degjojme tyyy?? Kur ne vend te flasesh per te metat dhe dobesite e sistemit, flet per “bravaxhinjte dhe celsaxhinjte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje