Revoltohet Nikoll Lesi, pas publikimit të listës së rrogave: Analistët marrin 20 mijë euro e na çajnë t*apin duke bërë moral

23 Dhjetor 2021, 10:45Politika TEMA

Nikoll Lesi është revoltuar pas publikimit të pagave të analistëve, duke thënë se ata marrin miliona dhe në publik bëjnë moralistin.

“Ajo që ka ndodhur me publikimin e pagave të mbi 630 mijë personave është kriminale dhe duhen dënuar penalisht nga drejtësia në kohë rekord.

Natyrisht që çdo e keqe ka edhe një të mirë!

Nëse shikon me kujdes emra analistësh apo njerëz nga bota e medias shqiptare vëren se pagat e tyre janë të jashtëzakonshme, stratosferike. Ose me saktë nëse nuk do të dilte data base, nuk do të kishim kurrë mundësi të merrnim vesh se nga u vijnë burimet financiare te pa imagjinueshme.

Edhe gazetarë të njohur të CNN apo BBC, bile edhe drejtues të këtyre stacioneve prestigjoze ndërkombëtare, nuk kanë rroga të tilla mujore siç dalin disa emra analistësh shqiptarë dhe kosovarë, për të cilët kishte dyshime se pse e ngrinin zërin nëpër studio televizive, por kur shikon rroga mes 15 milion deri në 22 milionë lekë në muaj kupton qartë se sa të “pavarur” janë ata!

Dhe kur shikon se kush ua paguan nga ky publikim i sotem, dalin pronarët e vertetë të zërit të tyre të “lirë”.

Por nga data base që u publikua sot shikon se si disa analistë paguhen në vende pune që nuk kanë asnjë lidhje me punën në media.

Natyrisht që ato janë paguar dhe u bëfshin mirë, por së paku të mos na çajnë trapin me moralin e tyre të pështirë si gjoja njerëz të drejtë e që janë të lirë nëpër studio televizive kombëtare.

Ata (emrat nuk po ua përmendim derisa të pyesim një avokat nëse përbën shkelje ligji) nuk duhet të na tregojnë ligjin, barazinë, luftën ndaj pabarazisë, etj nëpër studio që kanë licensë kombëtare.

Natyrisht që janë media televizive private, por licensa mbetet pasuri publike e të gjithë shqiptarëve dhe ata që na bëjnë moral, të mos duken si shenjëtorë.

Natyrisht që disa analistë apo gazetarë me emër punojnë në mënyrë titanike dhe e meritojnë, por sëpaku disa syresh, pas këtij publikimi doli se ku paguhen.

Nuk po flasim kësaj here se nga u vijnë këto shuma marramendëse eurosh, porse po mjaftohemi me dyfytyrsinë e tyre kur i shikojmë nëpër studio”, shkruan ai.

11 komente në “Revoltohet Nikoll Lesi, pas publikimit të listës së rrogave: Analistët marrin 20 mijë euro e na çajnë t*apin duke bërë moral”

  1. artan says:

    Lesi. Hera e pare qe te jap te drejte.

    1. Leh o nikoll leh says:

      Ti i jep te drejte lehesit,po lehesi pse ha m… me gazeten e tij ne favor te familjes hajdute ilir munika?per ato milionat

  2. jeni mire says:

    Ku eshte transparenca qe nuk jepen emrat?! Dhe kerkoni transparence ju mizerabel gazetare e anal-iste qe çdo nate u degjojme si Sali Berisha dhe pjella e tij buçe. Pse parate qe vjedhin keta qene, se vjedh ai qe ka me thase e u a jep, qenkan privatci dhe nuk lejohen te behen publike, ndersa te tjerat se çfare bej une ne nevojtore lejohet te publikohet!! Turp per kete bastarde demokraci apo ate ligj qe mbron gjoja te drejtat e njeriut por eshte vetem per popullin e thjeshte dhe ai popel duhet ta kuptoje e te regoje se kjo gjendje eshte vdekje prurese per te si covidi…

  3. Skrapari says:

    Mafia mediatike e fshehur mbas lirisë së shprehjes ka 30 vite që shtyp dhe vret lirinë dhe demokracinë . Edhe lehsi .

  4. Besnik says:

    Mbas cdo fshehtesie fshihen pislleqet. Pse eshte problem te jepen pagat, apo se ka padrejtesi te paimagjinueshme ne to. Po ashtu edhe shperblimet, pasi me to eshte edhe me keq. Drejtore shefa etj i shperndajne si duan. Ka raste qe parate e gjithe sektorit i merr shefi etj sipas hierarkisë, me pas eshte justifikimi sipas meritës. Si mund te thuhet qe vetem shefi ka punuar mire, kur punonjësit nuk kane punuar mire?
    Ketu te gjithe ata qe kane paga te paimagjinueshme per gjendjen ne pergjirhesi flasim per transparencën e te tjereve, ndersa tani flasin per privatesi.
    Disa ju kerkohen te dhenat e para 20 viteve dhe nese nuk kane, gje qe ndodh shpesh, gjobiten etj. Kerkohen gjilpera ne kashte. Te tjere qe mburren me pasuritë as nuk merret “mundimi” qe tu behen publike. Nuk shihet pallati qe ju ze diellin dhe rrugen.
    Disa jane bere CEO krahasuar me te tjeret. Rrofte transparenca. Edhe heronjte e popujve jane quajtur terrosite e jane denuar. Krahasimi mund te caloje, transparenca jo, asnjehere.

  5. Vranakonti says:

    Po Andi Bushati qe pllet si gomar te Eni Vasili kushedi sa miliona mere.Prandaj ngre zerin kaq lart ai qe ta degjoi padroni we e paguan me page marramendese.

  6. drini says:

    Sa habiteni edhe ju , kjo eshte demokracia dhe aq me teper ajo shqiptare. Pse cfare kujtoni ju eshte i ndershem ky sistem aq me teper ne shqiperi.Ligjet jane bere per te fortet qe te vjedhin sa me shume. Shih ne perendim kompani miliardere uk paguajne taksa. Pse? sepse ka nje ligj qe nqs investon nuk paguan taksa, ligj ne favor te te forteve.
    Demokracia eshte sistemi me i mire sepse nuk ka tjeter sistem tjeter me te mire.

  7. Nji gje kuptohet qarte nqs kjo eshte e verterte .
    E para se kto pare jane te siguruarara ne Rruge Kriminale (nga Ai qe i paguan kta sharlatane llapeqen)
    dhe e dyta dhe me ordinerja eshte se gjithcka qe financohet e i behet gojore medieve e TV ktij populli
    eshte per Te Keqen e ktij Populli dhe ktij Vnedi .
    Kush jane ata qe Paguajne qent e lidhur ne Kazanin e Medias ,kte tregoni
    sepse kjo i thote shume Shqiptareve ,
    nqs dikush ne ate vend i do te miren Shqiperise dhe nuk jan shndruar te gjithe ne Prostituta te te Antishqiptareve .

  8. Arben says:

    Transparenca per taksapaguesit nuk do te thote skandal, biles ne nje shtet normal ajo duhet te jete me ligj, çfar bejne zyrtaret nenpunesit shteteror ne kete vend duhet ta dije populli, po su hapem, e po te qendrojme te bunkerizuar ndaj te vertetes, do te vuajme historikisht siç kemi vuajtur. Sovrani,ato qe kontribupjne per kete vend, qofte shtetas shqiptar apo te huaj, te njihen me perfitimet qe marrin zyrtaret dhe nenpunesit e shtetit, ne njefare menyre transparence per pagat e admojistrates ka pasi, merren me VKM. Bie fjala çfar kontributi ka z.Blushi apo Lubonja qe perfitojne ne nje muaj, sa perfiton nje mesues apo nje mjek per 5 vjet . Ta leme bie fjala SPAKUN qe paguhet ne nje muaj sa perfiton nje mesues a mjek ne nje vit, por eshte e diskriminuese, pasi do kemi institicione te dobeta, ku kush genjen e mashtron me shume, njekohesisht perfiton me shume. Suhet nje transparence dhe rregullator. Nuk u be bami pse populli u informua ne menyre te paligjme per nje diskriminin qe i behet pooullit te thjeshte.

  9. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ky eshte kazani mediatik qe pemend rama, jo me kot I Quan kazan se e dinte kush ishin ne te vertet keta te ndershmit e bythes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje