Zbulohen milionat: Francesco Beccheti paguan rrogat e televizionit të djalit të Berishës dhe Fatos Lubonjën

23 Dhjetor 2021, 10:43Politika TEMA

Publikimi i database të pagave ka zbuluar se biznesmeni italian Francesco Beccheti, vijon të paguajë me rroga të majme drejtorin e televizionit të djalit të Sali Berishës, Andi Bejtja, por edhe analistin Fatos Lubonja.

Paga që italiani i atribuon Bejtes në muaj është afërsisht 18 milionë lekë në muaj, çka përbën përgjithësisht fondin e pagave që një media me shumë punonjës shpenzon në muaj. Duket qartë se televizioni i djalit të Berishës, financohet direkt nga biznesmeni që është akuzuar nga prokuroria kur drejtohej nga Adriatik Llalla për pastrim parash.

Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës do të lëshonte një urdhër-arresti për biznesmenin italian Francescho Beccheti me akuzën e pastrimit të parave, duke sekuestruar aksionet e shoqërive të tij, mes të cilave edhe “AgonSet”, që solli edhe mbylljen e televizionit të tij në Tiranë Agon Channel.

Asokohe, televizioni i tij pati shkaktuar një tronditje të madhe në tregun mediatik shqiptar për pagesat stratosferike të gazetarëve dhe stafit. Por 7 vite më pas, teksa televizioni i njeriut të akuzuar për krime financiare është mbyllur, duket se pagesat e majme nga Beccheti për njerëzit që i qëndruan atij besnikë në këtë projekt, po vazhdojnë ende.

Ky skandal ka dalë në dritë pas publikimit të një database me të dhëna mbi pagat e qytetarëve shqiptarë, në të cilën gjenden edhe 39 individë që kompania “Agonset” vijon të paguajë me shifra stratosferike, mes tyre edhe gazetarë të njohur që vijojnë të paguhen si nënpunës të Becchetit.

Kështu, gazetari Andi Bejtja me pozicionin drejtor departamenti në televizion pranë AgonSet, paguhet me plot 1.849.028 lekë, thënë ndryshe 18 milion lekë pagë mujore.

Lista vijon me analistin Fatos Lubonja, që ka një pagë prej 640.529.000, ose 6 milion lekë dhe pozicionin e punës si këshilltar pranë AgonSet.

Më tej databaza zbulon edhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të televizionit të Becchetit nga konsulentët e sipërmarrjes deri te teknikët apo koordinatorët e zyrave me pagë prej 6 milion lekësh.

Të dhëna të qarta se këto pagesa shkojnë për televizionin e familjes Berisha.

19 komente në “Zbulohen milionat: Francesco Beccheti paguan rrogat e televizionit të djalit të Berishës dhe Fatos Lubonjën”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Po Sonila Meco ?

  2. Ilirjan says:

    Zgjohu shtet… Vepro!

    1. kashi says:

      kjo tregon hipokrizine e “kritikve” te qeverise si Lubonja etj.

  3. Xoni says:

    Letyra kombetare, llum I moralit njerezor! Milionat qe marrin keto vemje nga Becheti realisht dalin nga xhepat e e shqiptareve .Haram tu behen !

  4. Koli says:

    Ha,ha,d.m.th,Hajduti Beccheti i lidhur me Klanin Berisha per te rrezuar Kryeministrin e zgjedhur nga populli.Prandaj llapka si qen Lubonja dhe Pedia Elbasanit Andi Bejtja,merrken oaga nga Beccheti.Hajde korrupsion,hajde.Cuditem.

  5. e verteta says:

    ANDI BEJTJA ???????????????????????????AH….SHUME I ZOTI…..E MERITON…….ILACE DHE SPITALE DO I BEHEN…….FYTYRE E QELBUR……MASKARA…..

  6. a jemi me shqiptare? says:

    Te na rroje gjykata kushtetuese qe gruaja e Bejtjes na mbron kushtetuten . DUHET SHPALLUR LUFTE TOTALE KESAJ GJENDJE SE KETA PO MBJELLIN VDEKJEN. KA ME s p a k ,??????????????????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

  7. Ari says:

    Historia jone tregon se ne, shqiptaret, ne shumicen e rasteve, per kuleten japim cdo gje….duke mos konsideruar asnje parim, vlere – fatkeqesisht!
    Edhe psh zotesine e tyre per te drejtuar Perandorine otomane, per para e kane bere….ndryshe, do te kishin “lene nje tulle” edhe per vendlindjen.

  8. Besnik says:

    Rrofte transparenca!
    Pse duhet te jete vepër penale ajo?
    Lereni sovranin e demokracisë t’a gjykoje, ndoshta e gjykon me mire se politikanet.
    Eshte mire kur botohen dosjet qe i mbajnë ata ne kasaforta dhe i përdorin per kercenim. Poshtë hipokrizia etj si ajo.

    1. zara says:

      Të lumtë, e vërteta ka dalë për të gjithë e jo për disa.

  9. Titi says:

    PO KJO SKEME ESHT AFERE E PASTER KORRUPTIVE E PASTRIMIT TE PARAVE QE FRANCESKO BEKETI NIPI I MAFIOZIT ITALIAN TE PLEHRAVE PASTRON NE SHQIPERI. KETA BEJTJAT LUBONJAT E USHTARET ETJ. JANE FIRMOSES PERVETESUES QE MBESHTESIN AFEREN E PASTRIMIT TE PAREVE. ESHTE NJE SKEME KORRUPTIVE KU GJITHKUSH NGA KETA QE PERFSHIHEN KA ROL AKTIV. PO KA KELLQE SPAKU LE TA HETOJE DHE TI JAP KUJTDO ATE DREJTESI QE I TAKON PA PYETUR PER KUSH DHE ÇFARE ESHTE.

  10. Adelina Greca says:

    Mos u mërzit Mero
    Becheti hedh ne gjyq gazeten tema per shpifje te uleta dhe disinformation. Do shkosh per lesh se ti ske as qime qe ti shkulesh.

  11. Cipini says:

    Aman o zot ku ka perfunduar inteligjenca shqiptare. Ti referohesh analisteve si Andi Beqja, imagjinoni nje rap shekullor qe nuk e tund as era, as ndjen e as degjon, truri i tij i atrofizuar, qenie qe fle gjume ne emisione televizive dhe paguhet kaq shume. Ku fle lepuri? Nuk e dime. Por nje gje eshte e sigurte, keto televizione nuk prodhojne realisht nga industria drejt per drejte, “ prodhojne” para nga thaset e krimit.

  12. Me thene te verteten: says:

    Italianet nuk njohin bese e besnike perpara interesit vetjak prandaj shteti duhet te hetoje me thelle dhe me siguri do dalin para te financura nga ruset,serbet ose greket. Beccheti eshte vetem nje gjethe fiku!

  13. Me thene te verteten: says:

    Italianet nuk njohin bese e besnike perpara interesit vetjak prandaj shteti duhet te hetoje me thelle dhe me siguri do dalin para te financura nga ruset,serbet ose greket.. Beccheti eshte vetem nje gjethe fiku!

  14. Gazetari..fbi.... says:

    Keto te dhena i ka publikuar fbi..ja Amerikane..per te zbuluar korupsionin e madh te Berishes, ilirit, dhe Lulezim Bashes..prisi e degjoni…..Edi Rames,e Mero Bazes;ti ruani koqet..
    Por vendosja e gruas se Andi Bejtes,ne gjykaten kushtetuese eshte dora e Sali Berishes, Ilir Metes,dhe e keshillit te prokuroreve te paguar nga Beccheti…Urgjendesisht do shkarkuar gruaja e Andit..

  15. Baba Aliu says:

    Ngiu o Enver se te turperuan Shqiperine dhe shqiptaret. Ketu jeten tone e kane mare banditet.

  16. goni says:

    Kur nje person i thjesht gjen fakte qe haptasi evidentojne bashkpunimin e krimit me politiken, si eshte e mundur qe KM i Shqiperise na thote se nuk ka shkopin magjik per te vene drejtesi ne vend? Pergjigja dihet, keta bythqira hajne e pijne nga i njejti canak.

  17. Gjorg Golemi says:

    Jane pagesat e spiunazhit Serb and padroneve te tyre Ruse, qe paguhen me ndermjetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje