Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp krah drejtores së AKSHI-t tha se publikimi i databazës me të dhënat mbi pagat, sipas analizave paraprake rezulton se ka ardhur nga ndërhyrja nga brenda në sistem, nga individë.
Duke qenë një sistem pune, kryeministri tha se ai është i hapur për ata të cilët punojnë me të. Përdorimin e këtij sistemi për të publikuar të dhënat e pagave të qytetarëve Rama e cilësoi kriminal, dhe kërkoi hetim të thellë të gjithë inspektorëve që kanë akseses më këtë sistem.
“Analiza paraprake tregojnë që eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal, për të mos thënë 0, sepse nuk mund të përjashtojmë asnjëherë deri në fund. Dhe eventualiteti i një ndërhyrje nga brenda në sistem përmes individësh është shumë i lartë.
Ndërkohë që përforcimi i mureve mbrojtjëse të këtyre sistemeve vazhdon në mënyrë sistematike në këtë rast është jashtëzakonisht e rëndësishme, që të bëhet një hetim i thellë, me ekspertë të fushës dhe të thirren dhe të pyetën dhe të merren në hetim të gjithë inspektorët që kanë aksese në sistem, sepse ky është një sistem i hapur, është një sistem pune, për ata që e aksesojnë.
Duke qenë se është i ndërtuar në formë të tillë që le gjurmë çdo ndërhyeje dhe nuk dallojnë gjurmë në sistem, atëherë mundësi e infiltrimit dhe e shfrytëzimit kriminal të sistemit përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë. Që do të thotë se këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Duke qenë se është një sistem relativisht i vjetër ky ekspozim është më i lartë”.
Cdo dite do kemi lajme bombastike dhe me nuanca nacionalizmi por jo sa rrumpalle ngelet Shqiperia- metode e vjeter kjo e diktaturave dhe politiqenve kudo ne bote.
–
Lol