Nga e premtja, të gjithë në terren. Kjo ishte kërkesa e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar, këtë pasdite.
“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë, duke filluar nga unë, do të duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdorën si mish për top”, mësohet të ketë thënë Basha në fjalën e tij.
“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim ata e të bëhemi bashkë”.
Gjatë mbledhjes Basha propozoi gjithashtu që anëtarë të kryesisë së PD të bëhen Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Ndërsa propozoi që Indrit Sefa të jetë sekretar për Çështjet Zgjedhore, Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar, Kreshnik Çollaku, sekretar për Diasporën, Flamur Hoxha sekretar Organizativ, Roland Bejko sekretar për Pushtetin Vendor.
Mos i nxirr rrugve kot o loqe se ata nuk i ke per gjë. Mavri me boke ngele o lyl
Ne terren po !!!,Por ne cilin Terren se ste ka mbetur Terren fare o luli. Po dolet nga zyrat mbetet jashte se nuk jua hap njeri dyert ne Terren
Po dil vetë njëhere o Lulqim. Apo ke salduar bythën tek karrigja.. cdo gje ka limit. Po kaq kar edhe Taulant Balla nyk e dinte që ishte.