Ja lumsha asaj që nxorri listën e pagave, i ka bërë një shërbim historik kërtij kombi

23 Dhjetor 2021, 22:40Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Lista e pagave, ja lumsha atij ose asaj (më tepër asaj) që i ka nxjerrë, i nxorri kallajin së keqes që ka mbërthyer shoqërinë tonë.

Plasi qelbi!

Kush ka surrat tani të hiqet si opinionist i pavarur me dorën e kapur duke e futur në xhepin e buxhetit publik,

Kush ka surrat të hiqet si gazetar çbilirues dhe popullor kur është kapur me kokën futur në qypin me mjaltë,

Kush ka surrat të hiqet si opozitar kur kapet me dhjetë duar duke mbledhur thesare si Ali Baba me dyzet hajdutë,

Kush ka surrat të hiqet sikur si nëpunës lufton për të mirën publike kur nuk ka lënë institucion publik, bankë, rtsh, taksa, ministri, kontrolle, bashki pa futur qen e mace nga libri i shtëpisë,

kush ka surrat të hiqet si i pafajshëm kur fut gojën e vet për të kafshuar simite në dhjetra borde të ndyra,

banda grabitësish, legena, të babëzitur, dhe pikërisht ata që na flasin për Nënë Terezën, për Krishtin, që na urojnë Bajramin, që bëjnë dua për të Shenjtën!

Dhe tani thërrsasin : Pooooolicaaaaaa kapini këta që krijuan rrjedhje informacioni, na nxorrën të palarat, na nxorrën sekretet tona!

Ja po ja u them, nuk ka bir nëne që e dënon dot në bazë të ligjit atë, burrë, por më tepër grua (supozoj unë) që ka bërë të rjedhë ky informacion!

I ka bërë një shërbim historik kërtij kombi!

32 komente në “Ja lumsha asaj që nxorri listën e pagave, i ka bërë një shërbim historik kërtij kombi”

  1. Doktoresha says:

    I lumte dora shume mire e the!

    1. Phaick Konnica says:

      Ikni ere Pirdhuni se nuk pirdhni dot ju !
      Kujt komb i paska bo sherbim ?!
      Ktij mut kombi ?
      Ky shkerdhat komb nuk revoltohet pse ata rrogtare jan shkerdhata rrogash,por,ky pis komb esht i deshpru pse nuk esht vet ne ate list rrogtaresh rrogaxhinj.
      Ah sikur te merrja un ate rrog ! Ky esht dufi i çdo shqiptari sot,
      Kombi shqiptar!
      Komb katuna.
      Kombi shkërdhar!
      Kombi pordhar!
      Kombi rrotkar!
      ….ah ju qifsha kombin..!

  2. niiko shpiragu says:

    Bravo. Ai /ajo qe ka bere kete eshte qytetar/ e i dores se pare. Poshte hajdutet, felliqesirat e njerezimit! Populli duhet te kerkoje llogari qofte djathtas, qofte majtas per keto mashtrime dhe vjedhje ne kurriz te tij.

  3. Melek says:

    Ke shume te drejte .Makuteria ne kete vend nuk njeh kufi sepse vete qeveritaret jane makuterit me te medhenj.Bravo i qofte kush e nxorri kete liste.

  4. Pensionisti i Porcelanit says:

    TURP I MADH PER MASHTRUESIN EDWIN KRISTAQ COBAN RAMA,
    QE KA UZURPUAR PARTINE SOCIALISTE DHE KA VEPRUAR SI BOSET E MAFIAS ME TE MADHE NE BOTE

  5. adnan says:

    O zotni Fuga, je bere si dr. Allamudhi.

  6. drini says:

    E mor profesor i nderua, keta nuk kane pasur surrat asnjhere dhe ne e kemi kuptuar pa dale keto lista fare. Po me thote njeri se cdo behet me keta? Nga dalin keto rroga marramendese, cili eshte burimi? A i kane paguar taksat keta?
    Apo bejme zhurme tre dite si gjithemone dhe pastaj cdo gje ne vendin e vet ata vazhdojne te vjedhin apo mos paguajne taksa. U shqetsokan se doli sekreti aq me mire wqe doli kjo liste, ta dine njerzit, ne te gjithe ja dinim rrogen njeri tjetrit para 30 vjetesh. Ketyre u vjedhkan identitetin -po le tua vjedhin dhe le tu marrin edhe parate qe keta nga ana tyre i kane vjedhur ose i kane pa merite.
    Demokracia eshte me e mire se uk ka rend me te mire profesor dhe ti kete e di mire. POr qe behen ligje ne favor te te forteve dhe ata nuk preken edhe kete nqs nuk e kemi kuptuar gjithemone keshti do bejme – do shperqendrojme vemendjen dhe politika do na sjelle verdalle si budallenje.

  7. Nje qytetar objektiv. says:

    Po mire o Tano, i lumte dora atij, po me shume asaj qe e nxorri. E pastaj? Ti pret te ndryshoje ndonje gje? E dyta, po pse o Tano ti prisje te rridhte kjo databaza qe ta mesoje qe Shqiperia eshte vendi me i dhjeresuar, me fal me i korruptuar ne Evrope, dhe e treta dhe e fundit, e keqja nuk luftohet me te keqe, rrjedhja e te dhenave personale te qindra mijera njerezve vetem per te “mesuar” rrogat e ca mijera te korruptuarve eshte nje goditje per keta qindra mijera njerez te pafajshem qe u ka dale prapanica zbuluar duke i lene ne dore te hajduteve te identitetit.

  8. kujtimi says:

    Mendimet e fuges nuk me kane pelqyer kurre, por per kete problem ka dhene nje mendim brilant. Po ku eshte e keqja e publikimit te pagave more zoterinj qytetare, apo u cirren e bertasin ato qe na vjedhin perdite edhe nepermjet pagave statosferike. Po ne kohen e xhaxhit ishin publike pagat per cdo vend pune, e ku eshte e keqja. Apo per numrat e ID ku eshte e keqja, ato numra jane ne cdo zyre e institucion ku kryen nje veprim financiar, ne institucionet e shtetit, ne banka, ne zyrat e avokatise e noterise, ne zyrat e telefonise (per te marre nje numer tel. duhet te fotokopjosh karten e identitetit), etj. Sigurisht nuk eshte mire per institucioniet e shtetit qe i vjedhin te dhenat, por jane te dhena qe nuk i hyjne ne pune askujt, per te bere ndonje ndryshim sado te vogel. Edhe hipoteka po doli nuk ka asgje te keqe qe te jene publike pasutite e secilit. Ato te dhena nuk i leverdisin qe te publikohen vetem atyre qe kane vjedhur.

  9. Astrit says:

    Jam ne nje mendje me Ju profesor!

    1. pjeter says:

      Ore jeni ne vete ju?? Te publikosh te dhena shume personale te mbi 650 mije shqiptareve,edhe pse brenda mund te kete qindra hajdute,peshkaqene,zagare puthadorsa,ne te gjitha ato vende ku pretendojme te bejme pjese,eshte nje menyre kriminale e persekutohet nga ligji pa me te voglin dyshim!!!!
      Ndonjeri e kupton cfare demi mund ti behet nje personi, ku te dhenat e ti personale koplete mund ti sherbejne krimit te organizuar,jo domisdoshmerish shqiptar,e te kete probleme gjith jeten?c’fare lidhje ka nje person qe perveç te afermeve,nuk e njef askush tjeter ti baras vleresosh me Blushin,Qimin apo te tjere persona publike???
      Eshte gje e rende qe ky profesor,mund tu motivoje studenteve te tij qe shkelja e privatesise se qytetareve ne menyre kaq “indiskriminuse” te jete e lejushme si sherbim kombetar!!!!!
      Eshte keqardhje te kostatosh ne c’fare niveli e kemi kategorine ku ben pjese profi,akademiku,ne fjale.

      1. Indignados says:

        Ato te dhena i ka perdorur si i ka dash qefi Kryenaltesise se tij KM. Tani ai e ka me te qarte se si ti kategorizoje qytetaret e ketij vendi nga pagat me te larta ke pabuksat e pagave normale per kete vend te varfer. Se dyti, ky shtet i dhjerre – aka KM, pretendon te drejtoje ballkanin biles edhe globin kur s’ka kellqe te mbroje qytetaret e tij!!! Se treti, ta kene me prova qytetaret e sufllaqeve per ata qe perfitojne nga PPP dhe lavatricja e shtetdhjerrjes se Rames. Keto jane sherbimet qe i ka bere publikut ai qe ka publikuar te dhenat

  10. Gjeramadhi says:

    Per here te pare lexova shkrimet e tua scandal eshte per ata jo per ne dhe per shtetin punon Kali e ha gomari

  11. Kume Peza says:

    Të lumtë profesor.

  12. "BOHOTINA" says:

    Artan! Sot je treguar tamam profesor. Bravo. Bukur mire.

  13. Asd says:

    Ka nje problem te vogel z. Fuga; Ajo/ai qe e beri, nuk e beri per qellimin e mire te sherbimit publik, por kunder nje kaste ne favor te nje kaste tjeter. Sherbimi eshte kryer si “vrasje me pagese”

  14. xhemal says:

    Ok…vetem mos ta derdhi qumshtin.shumica e shqipetareve keto qe quhen skandale i dine me kohe dhe me shume akoma..botoni nje liste te lagjes se gjirit Lalesit apo me demek fshatra turistike ne bregdet,e plote e plote te tjera apo vlat luksoze te borgjezise dembele e hajduteane e kend shqiperise..e mos te harrojme qe Jane pakica e rjepin shumicen e njerezeve qe punojne e jetojne me dinjitet..mos te harrojme Bankat qe Jane ajzbergu i madh i mashtrimit e rezervuaret e streha e parave te fituara pa’ pune

  15. Loku says:

    Bravo. Moralistet Lubonja e Bushati paguhet nga begeti krimit. Opinionistet e pavarur ju doli boja.

  16. Tani says:

    Të shohim tani çfarë do na thotë analisti i ‘pavarur’ Baton Haxhiu me 18 mln lekë rrogë. Që qante hallin e popullit se Berisha është pasuruar.

  17. Nik says:

    Demokraci simbas mendimit tim personal do tè thot se kur ti je njeri publik duke filluar nga prof,politikan,gazetar,opinionist,etj etj gjer tek puntori i fundit duhet qè rrogat tè jenè transparente.Nè Danimark kur tè ndalon policia rrugore nqse ke shkelur rregullat e qarkullimit gjobèn e vendos nèpèrmjet kompjuterit i cili i lidhur me ministrin e financave jep shumèn vjetore tè personit.Pèrse kètu alarmohemi kaq shumè,pastaj nuk e kuptoj pèrse nuk publikohen edhe emra qè punojnè pèr socialistèt ,kèshtu do ti besoja gazetès .Megjithatè Spak dhe ministrija e financave mund ti hedhin njè sy listave dhe ti analizojn .

  18. anticensurë ??? says:

    nuk e di se çfar pune duhet të bëjë blushi për të përfituar një rrogë të tillë!
    po kështu çani e të gjithë të tjerët!
    por ajo që më intereson është fare e thjeshtë,nuk ka të bëjë me xhelozinë për rrogën e tyre të stërmadhe në krahasim me rrogën time të stërrvogël!
    KËTA PERSONA E DEKLAROJNË ATË RROGË DHE PAGUAJNË TAKSAT SIPAS LIGJEVE,TË SOTME/NË FUQI,SHQIPTARE??
    nëse e bëjnë një gjë të tillë atëherë nuk ka asnjë shkelje ligji!atëherë nuk ka aspak “të lumtë dora që i nxore rrogat”!
    kjo “të lumtë dora” e thënë nga një koqe kandari që e mban veten për akademik,është një idiotësi e klasit të parë!
    një akademik që “luftoi” për të jetuar në një shoqëri kapitaliste,por që mendon akoma si në kohën e “socializmit shqiptar”!
    akademiku ynë nuk është as në nivelin e socialistit europian!
    fugë,ligjet e shtetit shqiptar,të rejat,nuk janë aspak të drejta,por përsa kohë ato janë në fuqi duhen zbatuar!
    fugë nëse ke ndonjë ankesë,si unë,për rrogat që marrin disa persona!?
    bëj gjithçka për të ndryshuar ligjet,dhe të xhelozosh si një baxhellë e rrugëve,sepse baxhella tjetër paguhet më shumë!!

  19. Papi says:

    Ne fakt ketu media ndahet ne sherbetore dhe e lire
    U bene kaq dite dhe nuk po shoh nje hetim ne ate liste
    Psh pagesat e tenderave shkojne vrtet ne arken e atij qe fiton publikisht paguhet vertet sesa eshte dokortsuar ne fillim e kshu me radhe
    Por kemi nje zhurme se gjoja qytetaret shqiptar kane humbur privatsine
    Privatsia ka humbur qe kur blen nje numer telefoni apo nje telefon

  20. Fiqret says:

    Eshte mire qe populli i thjeshte i mori veshe se e gjeithe politka eshte bashke per interesat e tyre dhe llumi i tv ve eshte ne sherbim te politikes .Prandaj eshte fatkeqsi ne ate vend se te gjithe jane nje lloj si politikan ,Prokor,Hetues,Gjygjtar,Avokat,Gazetar Analist etj etj jane hajdut dhe tani qe u ka dale vjedhja sheshit merziten jo mo jo ta di populli se cfare llumi shoqeris na drejton respekt per popullin e thjesht.

  21. Lani says:

    Çudi që çuditesh o profesor se ti u plake mes ketyre njerezve e nuk e ditke që jetojnë në lluks marramendës??

  22. Tirana says:

    Te lumte Prof.. tamam si do kene surrat te na urojne kur vete slene gje pa bere dhe pensionistet e shkrete i genjejne me 5 mire leke per vitin e ri..
    Mjere ky popull ne duart e kujt ka rene..po kalojme nga nje diktature tek tjetra

  23. e verteta says:

    BRAVO PROFESOR……SE …KY SKANDAL I CORI MASKEN TE GJITHEVE QE NGA RAMA …qe i beri pensionisteve duke ju ndare nga 50 mije lek te vjetra per vit te ri dhe mbyll syte para lloj lloj padrejtesish qe nuk i cenojne karrigen…bile perkrah cdo padrejtesi qe e perkthen ne vota ose e le te qete ne hesapet e veta …majtas dhe djathtas pa dallim….ky SHARLATAN I oreve te para .. ky PELIVANi pushtetit…..qe ben demokratin e thekur nderkohe qe bazen e intelektit e formoi ne BLLOK….. ky ARMIK i njerezve te ndershem dhe puntore ……ky TALLES i vlerave njerzore……qe mendon se me batutat e tij do mbaje PUSHTETIN e . degjeneruar me njerez te paafte…. me kukullat e tij me kurdisje……e pra….ky njeri nuk mund te jete me aty ku eshte …….dhe…POPULLI duhet ta marri mire kete mesazh……dhe mos votoj me kurre per keta maskarenj…..qe e ropen dhe e lane me te varferin e botes…..sepse vota eshte DINJITETI YT……..

  24. sapa says:

    Po mire o profesor ti mendon se ajo pjese e vogel ne numer e paperfillshme e ndershme e ketij populli qe ka mbetur ne kete vend hajdutesh eshte ne gjendje te marre pushket e ta cliroje kete vend?jo more zoteri as mos shih enderra.

  25. iksi says:

    Zoti Fuga jam dakort me ju po filloj e leviz puna ku S.P.A.K – u te beje punen e vet edhe qeveria te bej punen e vet duke u percaktuar pagat qe do kene medjat dhe duke i seleksionuar medjat si p.sh ata qe mbeshtesin dhe ponojne per popullin dhe per kombin te vazhdojne punen atobqe punojne per qarqet reaksionare dhe qe paguhen prej tyre te mbyllen dhe pronart e tyre te perfundojne ne burgje . Nje gje tjeter qe nepermjet teje po ja them Qeverise qe te beje nje ligj qe te gjithe te burgosurit kur te dalin prej burgjeve tu ndalen te gjitha leket qe ka shpenzu shteti nga taksat tona dhe te shkoje ne buxhet te shtetit per te bere spitale çerdhe shkolla etj .

  26. Beno says:

    Cdo shtet ka nje tabele pagash.
    Duhet urgjent nje ligj qe ndalon pagat mbi nje nivel te caktuar.
    Gjithashtu nje ligj qe ben transparence mbi buxhetin e shtetit.

  27. korieri says:

    Nje gje nuk kuptoni:Keto i bene vetem nje profesor si Fuga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje