Pyetja e Ramës për qytetarët: Si t’i ndihmojmë nënat me 3 fëmijë dhe të punësuarit në të zezë?

24 Dhjetor 2021, 13:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismat e tij të reja ku tha se janë mbështetja e nënave me 3 ose më shumë fëmijë, punësimet fiktive dhe Ballkani i Hapur.

Për të adresuar këto çështje Rama ka pyetur qytetarët.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësirë të integruar rajonale është gjë e duhur por ka nga ata që mendojnë se si sjell asgjë Shqipërisë, edhe për këtë ne do ti drejtohemi qytetarëve. Kemi hedhur hapa për të adresuar problematikën e nënave me 3 fëmijë, por a jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 e më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara sepse bëhet fjalë për një dy punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria tu japë mbështetje”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që të adresohen punësimet fiktive.

“Një problem tjetër i madh është problemi të punësuar që janë viktima të metodave të pagave fiktive, a duhet ne të angazhohemi për tu dhënë mbrojtje të veçantë  dëmshpërblim atyre që denoncojmë por janë subjekt i largimit nga puna për hakmarrje do të thotë që ne tu japim  dhe mbrojtje financiare apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët”.

5 komente në “Pyetja e Ramës për qytetarët: Si t’i ndihmojmë nënat me 3 fëmijë dhe të punësuarit në të zezë?”

  1. k says:

    Duke vjedhur JU më pak, do i ndihmonit më mirë.
    Edhe të varfërit,pensionistët,familjet në nevojë etj,etj.

    1. Emiljano says:

      Kot nuk e qajme Lider Global ose Lider MegaMeta…….mendon per te gjithe dhe gjithcka…Lideri Dilerant shqiptar
      =
      Te ndertojme bunkere dhe ‘ incineratore’ me mileonat e Ahmetaj dhe klubit Partizani….

      lol

      lol

  2. Besnik says:

    Mos bej pyetje te tilla se ju i dini shume mire pergjigjet.
    Mos i ofendo njerezit dhe mos e ul as ventrn tende!

  3. Hajde Edo sa bukur luan rolin e indiferentit ndaj bombës që plasi e doli sheshit si i ndani llokmat, ku punësoni miqtë e mbyllni sy e vesh para korrupsionit të liçencuar nga shteti.
    Lëri përralat me nëna e punë të zezë e shiko ku e çuat vendin!
    Në çfarë degradimi ekonomikë, social e kulturor!
    Apo fajet i ka veçse debili dixhital?
    30 vjet i keni ngelur dhembët në zverk atdheut të sakatosur e skeni së ngopuri duke thithur gjakun e vendit.
    Në sa duket po të vjen vërdallë e ka mundësi tu bashkohesh këtyre atdhetarve e patriotëve të tjerë që po “ u sosë uji i gamiles”

  4. sapa says:

    Hapu rrugen qe te braktisin vendin dhe te rrisin femije te pakorruptuar jashte kufijve te vendit te mutit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje