Në prag të një Viti të Ri, qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se do të zhvillohet një kuvendim popullor, ku kërkohet mendimi i qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.
“Zotimi për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të gjithë shqiptarëve pa dallim me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion, kundër interesit të familjeve shqiptare. Pikërisht në prag të një viti të ri mundësish të reja vjen edhe kjo nismë e re e qeverisë për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Ne me një pyetësor, të cilin do t’ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor, ku do të thithim mendimin e tyre mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, për shoqërinë tonë. Është më shumë se asnjëherë më parë koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku. Për vendime që kanë rëndësi dhe impakt të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë, patjetër edhe në përpjekjet jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës për drejtësi”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se shqiptarët do të pyeten për çështje të ndryshme duke nisur nga anëtarësimi në BE e vetoja e Bullgarisë, Ballkani i Hapur, dhuna në familje, nënat shtatzëna etj.
O te bafsha mutin mu ne shtet qe keni ndertu ju keto 30 vite shkerthata muti e borshatiset Shqiperine maskarenjt hajduta te babzitur ..jemi ne mesin e europes edhe jemi si pakistani ske as minimumin e jeteses Fuck you zgjebe shtetar
Leri keto sofizma e çufaleke si me qene kryetar shoqate ketu ne Londer ku jam une, po tregoi popullit shqiptar se cfare reformash te reja do te marresh dhe si do ta zhvillosh ekonomine e vendit dhe sektoret e tjere qe jane jetik.
Ruzhdi
Ruzhdi
Lëvizja mjatas të rrëzon. Ethe 2008. 1990
Nuk funksionon bota dhe politika ne kete menyre . Sikur Kenedy te pyeste popullin se cfare do bente me Kuben ose Nixon te pyeste se cfare do bente me Kinen dhe BRSS atehere bota do shnderrohej ne nje planet ku nuk do e gjente me qeni te zotin . Sigurisht qe Ju nuk jeni ne keto nivele por punet dhe vendimet merren ne varesi te situatave dhe pas nje vleresimi te drejte . Ju keni ministra dhe deputete qe nuk i pyesni aspak . Kjo eshte qesharake dhe e pavlere . Per kete arsye ne nuk kemi besim te Qeveria . Kjo eshte pergjigja e pare e pyetjes se pare .
Qe te kete nje grup intelektualesh e busnesmenesh te nivelit te larte jo politikisht te infuencuar dhe te respektuar nga te dy anet e spektrit politike, te nivelit Kadare, Qosja, etj do te ishte nje gje e mire per cdo qeveri ne te ardhmen, keta persona duhen filtruar sh mire kudo ne komunitetin shqipetare ne bote dhe ketu e Kosove dhe te mos lejohen persona jo stabel metalisht te tipit Berisha.. si dhe pseudointelektuale. Ky formacion te kete vetem funksion konsultative…, duhen perjashtuar ex presidentet e kaluar dhe te sotem te jene pjese e ketij grupi.