Tashmë jemi lakuriq!

24 Dhjetor 2021, 16:28Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Me daljen e targave të makinave, shqiptarët morën dhuratën më të shëmtuar për festa.

Rënia e tillë e shtetit është e pashembullt. E gjitha tregon një rënie të sistemeve të sigurisë, mungesë totale të protokolleve të aksesit dhe procedura jo eficente të rekrutimit të personelit. E gjitha kjo pa lënë mënjanë papërgjegjshmërinë e atyre që inkurajojnë publikimin dhe atyre që i publikojnë.

Sot vendi është i zhveshur dhe qytetari është i pambrojtur.

Sjellja e shembujve nga bota tashmë nuk mund të përdoret si argument mbrojtës, pavarësisht se personalisht kam besuar se ky ishte një rast i veçantë që mund të krahasohej me WikiLeaks. Rasti shqiptar tregon se nuk ka asnjë protokoll dhe shteti është i zbërthyer i gjithi. Gjithkush mund të na kontrollojë sepse kush ka përgjegjësi për këto servera i ka lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm, ndërsa politika ka fajin e rëndë se në 30 vjet nuk ka arritur të formojë nëpunësin civil, por puna në shtet konceptohet si postobllok që duhet ta mjelësh për 4 apo 8 vite sa e ke në dorë. Ca më keq, të gjitha krahët e përdorin databaze-n shtetërore si armë për qëllime politike.

Sot gjithkush mund të na futet e të na kontrollojë rrogat, pasurinë, letrat, por vetëm ne nuk kemi të drejtë të dimë si shpenzohen paratë tona, si bëhen tenderat, kush janë kompanitë që marrin miliona, si rekrutohen nëpunësit civilë dhe ku dreqin bëhen ato konkurse që punësojnë njerëzit që paguhen nga taksat tona për të na mbrojtur ne; e të tjera informacione që shteti duhet t’i japë, madje e ka detyrë t’i japë.

Ne sot mund të na dinë gjithçka, por vetëm ne nuk mund të dimë se kush i merr paratë tona me sigla kompanish ekzotike apo guackë nëpër tendera publikë në kufirin limit të fondeve.

Në momentin që një shtet nuk është në gjendje të ruajë dy copa letrash, vështirë se mund t’i besosh se di të kujdeset për arsimin, shëndetësinë e ca më shumë mbrojtjen.

Ca të mençurve ju ka shkuar në mendje që këto shërbime edhe t’i privatizojnë. Kështu për shembull, ne sot nuk kemi shëndetësi publike dhe private por kemi Spitalin Amerikan që po i merr shpirtin shëndetësisë publike; ne nuk kemi arsim privat dhe publik por arsim privat që po i merr shpirtin atij publik që është lënë në mëshirë të fatit dhe atij privat që plaçkit xhepat e prindërve pa garanci produkti; ne nuk kemi ushtri por një karikaturë të saj të pangjashme me asnjë shtet serioz; sistemet tona të komunikimit, transportit apo energjisë janë të gjitha në dorë të privatëve të paçertifikur nëse kanë kapacitete të trajtojnë asetet vitale të një shteti në kohë paqeje pale pastaj krize.

Do zoti që mos të lihen edhe shërbime të tilla sensitive në dorë të privatit siç ka zëra se do të ndodhë, se pastaj le të na bëjnë një të shitur edhe ne, dhe të mbledhim mendjen.

21 komente në “Tashmë jemi lakuriq!”

  1. xhemal says:

    Po’ targato Jane sekret kur jane vendosur ne makine e i shohim te gjithe?,,,haaaaa..mos u budallallepsi pas idioteve qe luftonje per pushtet me arme te sanco pancos

    1. Per korrektese says:

      I nderuari Xhemal,
      Ky poçi Hila shet mend si i ditur, por eshte pi aq injorant sa ai kaqoli Roland Qafoku.
      Keta gometet nuk e bejne dot paralelizmin me Eduard Snowdon dhe Wikileaks.
      Të dy kerkohen per nxjerrje te sekreteve shteterore amerikane, por nuk shau njeri shtetin amerikan so they ie dobet.
      Por prokuroria duhet te bëjë punën e saj dhe te zbuloje cili qen bir qeni eshte shitur te ndonje parti, per nxjerrje e ketyre te dhenave.
      Ne Angli, para disa vitesh, dolen ne treg te zi rekordet personale te 2 miljonë njerëzve, sepse nje idiot ie zyres se taksave kishte me vete ne tren nje karte USB me te dhena te zyres se taksave. Ky budalli nuk shkoi drejt e ne shtepi, por kaloi nga pabi.
      Mbasi kishte pire dhe hipi ne tren, i range teen nga xhepi.
      Tani,Kryeministri ç’hyn ketu?
      Saliu, Rama, Meta, apo Basha, kushdo qoftë kryeminister, ky eshte muhabet idiotësh, sepse nuk mund tembaje pergjegjesi Saliu per nje sekretar te thjeshtë te PD-së qe luan mendsh dhe vret dhjete vetë.
      Kane marrë kot, sidomos ai gomari Roland Qafoku dhe si deliranti Ngjela.

  2. Ssgje me rendesi says:

    TE GJITHE ATA QE MENDOJNE SE ME KETE HISTORI KANE GODITUR EDI RAMEN…. GABOHEN MUNDE TE THEME QE KANE RENE NE LOJEN E EDI RAMES .
    GJITHE KJO HISTORI DO ZBARDHET DHE AKTORET META BERRISHA SHKULLAKU BUSHATI , TV KLAN DHE PAK PERTEJ KUFIRIT DO DENOHEN .
    KA QENE NJE AMATORIZEM TOTALE KJO HISTORI CDO GJE NE INFORMATIKE LE GJURME EDHE NJE PHOTO QE TI VENDOS NE FB KUR E DO QE FSHISHE E HEQE NGA ORDINATORI POR NGELET NE SERVEUR CDO BIZEDE GJITHCKA .
    KACQENE AMATORIZEM TOTALE KUR NE SHQIPERI ASKUSHE NUK ESHTE SENSIBLE PER DONNÉ TE TILLA

  3. 1 says:

    Une mendoj se nxjerja e te dhenave krahas anes se keqe pati dhe nje te mire.Njohjen.PSH Mora vesh se Veliaj ka 20 keshilltare,me kete perpjestim i bie qe kryetari i bashkise se newjorkut te kete160 keshilltare meqe ka besoj 8 milion banore.Tjetra risi mesuam se nje aktore znj,Lubonja eshte keshilltare me nje page 1 milion e ca leke,se cfar keshillash mer ky nga kjo ec e gjeje.Sa per tv. private ato paga nuk e di a e justifikojne bilancet e tyre kete ngarkese.Keto paga nuk i gjen as ne agjensite me me emer.K/ministri duhette ler batutat dhe te regulloj piramiden e pagave.Ka bij nenash qe jane ne 4-5 borde dhe kur u del koha te bejne dhe punen nuk dihet.Ndoshta per ta dit-nata eshte 72 ore

  4. Eno says:

    Nuk e kuptoj pjesën tragjike për njerëzit e thjeshtë. As që më bëhet vonë çfarë më kanë botuar. Por… varet kujt i djeg, se dalin shumë pisllëqe për disa.

  5. Beno says:

    Çfar Jane keto budalliqe !
    Paskemi qenë popull injorant.
    Targa e makines nuk përben sekret. Ajo është e ngjitur para dhe mbrapa makines dhe edhte bere te shikohet.
    Pagat nuk Jane sekret.
    Sekret Jane vjedhjet qe beben ne emer te pages.

    1. joel shkodra says:

      “Beno” e te tjere para e prapa teje: eshte shume e thjeshte: Une nuk dua te me dale emri ne publik, as numri i kartes, as numri i makines etj. e te ma lexosh ti e te tjere si ti. Kete duhet te me garantoje shteti. Te gjitha ato te dhena qe lidhen me emrin tim, le t’i mbaje shteti e t’i perdore kur te duhen, por jo te m’i lexosh ti e ndonje injorant tjeter si ti. Pra, jam une zoteruesi i emrit tim e i te dhenave te mija e nuk dua te me dalin ne publik. Nese ndonje si ti e shoket e tu kane deshire t’i dalin ne publik, le t’i nxjerrin vete, por jo shteti apo personat qe punojne ne shtet me keto te dhena.

  6. Myrto Kokalla says:

    Nuk shqetesohem per cka doli as per faktin qe jemi “Lakuriq” si thote zoteria , tek e fundit ana pozitive e gjithe kesaj eshte si tek perralla “RRobat e reja te mbretit” ku del dikush dhe rrezon fasaden bojra bojra prej kartoni te ketij shteti ne dukje te rende dhe autoritar por qe eshte thjesht fasade, ky shtet qe eshte anetar i natos dhe premton se eshte gati te hapi bisedimet me BE nuk eshte ne gjendje te ruaje sigurine dhe integritetin e zyrave te veta .Ajo qe me shqeteson eshte dalja perdite e fakteve te reja qe te lejne te kuptosh se keta njerez kane hyre shume thelle neper zorret e qelbura te ketij shteti dhe kane ne dore kushedi se cfare informacionesh te cilat po i perdorin ne trajte shandazhi politik por duke marre peng jetet tona ne nje pikpamje .Kjo eshte e turpshme ,Po si gjithmomone ne nje vend cudirash, cudia me e madhe zgjat vetem 3 dite , pastaj harrohet se vendin e saj e zen nje tjeter

  7. goliku says:

    Shkrim shum i goditur Tani si gjithmone je teper i sakte, te gjitha jane te verteta por dua te cilesoj zgjedhjen e atministrates qe Rama e ka mbushur me shpellare te non grates dhe me plera te LSI kjo nuk do te thote qe duhen hequr nga puna por duhet tu gjendet vendi se atministrata ne pergjithesi eshte e degjeneruar ti i ke varur ujkut melcite ne qafe prandaj mir ta bene qe ti hoqen breket.

  8. Lakuriq me duar ne xhepa says:

    Me rrofte mua qe e mbaj sekret targen,tani ajo ra ne duart e armikut…..
    Keto te dhena ju djeg atyre qe kane genjyer per pagat dhe nuk kane paguar taksat.
    U zbulua qe pdistet punojne me rilindjen dhe nxjerin lista te ndryshme per ti futur pengesa nen rrota qeverise….
    Dhe mire ja bejne edi rames qe te vetet i le pa pune dhe mer shpellaret…
    Vellai i belin kerricit punon per rilindjen dhe eshte kollona e peste e sali vampirit

  9. Hako says:

    Ndoshta nxjerrja e ketyre te dhenave mund te jete joligjore, por shpresoj qe te behen te detyrueshme ne vitet qe vijne. I ndershmi nuk ka asgje per te fshehur nga paga dhe pagesat e taksave dhe detyrimeve tatimore, adresa ,targa e makines apo pronat qe zoteron .

  10. Pab008 says:

    I nderuar Dritan Hila!
    Ke thene me siper se “Sot vendi eshte i zhveshur dhe qytetari eshte i pa mbrojtur”!
    Me vjen keq,por ketu po gabon rende!
    Dalja e listave te pagave online nuk eshte asgje para ca gjerave te tjera,qe kane dale me kohe,por media i ka kaluar ne heshtje ose nen ze duke i bere nje sherbim te madh rrenimit te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
    E gjithe media te gjithe kohen e kalon duke i bere nje shplarje te truve nje populli te tere!
    Dhe kete sherbim antishqiptar e kane kryer te gjithe ata,qe quhen sot analiste-opinioniste dhe qe mafia e medias i paguan me dhjetra e qindra milione leke,ne nje kohe qe 700 mije pensioniste kruajne xhepat per te mbledhur leket per te pire nje kafe!
    Media prej 31 vjetesh kurre nuk ka qene pushtet i katert,por i ka sherbyer me zell te madh politikes kriminale antishqiptare duke u ndare ne dy pjese:Pozite dhe opozite!
    Askush nuk ka mbrojtur hallet e popullit!
    Disa raste pikante sa per kujtese:
    Askush nga media nuk eshte kujtuar te nxise intelektualet e vendit,qe t’i bejne “GJYQWIN E HISTORISE” ketyre 31 vjeteve te ashtuquajtura demokraci!
    Askush nga ju nuk eshte kujtuar te hape nje rubrike ku te thirret opinioni i qytetareve se a e kemi bere ne ndonje qelize “Shqiperine si gjithe Europa” dhe pse?
    Askush nuk foli kur Rama shpalli krijesen e tij kanceroze te “Bashkejeteses me qytetaret”,kur ajo rezultoi jo vetem nje deshtim i madh,por edhe se coi ne rrenim te plote demokracine dhe shtetin ligjor!
    Askush nga ju nuk e ka vene Edi Ramen me shpatulla per muri,kur deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qwwene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,duke i amnistuar politikisht te gjithe te korruptuarit,qe nga Berisha dhe deri tek Rama!
    Kemi muaj te tere qe gati te gjithe analistet jane hedhur ne mbrojtje kriminale Sali Berishes duke hedhur shashken se “Pse SHBA nuk jep fakte per shpalljen e Berishes non grata”,sikur keta laro nuk kane qene ketu prej 30 vjetesh qe Berisha ka bere jo KORRUPSION,por KRIME PA FUND kunder popullit shqiptasr,qe duhej te ishte prej vitesh ne burgh te perjetshem!
    Si mundet qe Saimir Tahiri u hetua dhe po del para gjykates per “Shperdorim detyre” vetem se nuk perballoi kanabizimin e vendit,ndersa Sali Berisha e grabiti dhe shkaterroi te gjitha pasurite kombetare,percau popullin,theu embargon nderkombetare duke furnizuar tanket e Milloshevicit me nafte,lejoi dhe mbeshteti Piramidat mashtruese financiare,qe rrenuan shtetin,grabiti te gjithe armatimin dhe municionin e ushtyrise,shkaktoi tragjedine e Gerdecit me 26 te vrare,qindra te plagosur,qindra shtepi e biznese te shkaterruara etj,pushkatoi pa gjyq 4 protestues paqesore ne 21 janar etjk dhe nuk ka dale akoma para drejtesise,te pakten per shperdorim detyre si kryeminister?
    E cfare pritet te bente me teper Berisha qe te burgosej,aq me teper qe sot kercenon per destabilizimin e vendit prap?
    Keto e te tjera jane problemet ,me te cilat duhet te merret shteti e jo me “babalet” e radhes sic jane listat!
    Se fundi,si nuk merr guximin nje media dhe te hape nje rubrike me temen “Shqiperia para pasqyres SHBA”,ku te ballafaqohet funksionimi i demokracise dhe shtetit ligjor ne SHBA m,e realitetin shqiptar!
    Do thote Rama :”Pse SHBA jemi ne?”
    Po kush qenkemi pra?
    Ne se duam te shohim fytyren e kemi pis apo jo,ne i drejtohemi pasqyres dhe jo pllakave te wc-ve pis!
    E pra kush ka qene ne SHBA mund te thote pa fund se ketu mund te ishion vene ne jete shume gjera si ne SHBA,por ato nuk mund t’i bejne kryeministra si Rama,qe ne maje te gjuhes ka arrogancen e kundershtimit,se “As Roma nuk u ndertua ne nje dite”,”Se cdo pune ka nje radhe” etj,por pikerisht kete radhen nuk e ka thene kurre Rama,por e ka shperdoruar buxhetin e shtetit sic ka dashur vete!

  11. Arber iliri says:

    Kjo vetëm se tregon se ne nuk kemi akoma persona që e dinë se çfarë do të thotë te jesh punonjës civil.Militantët partiakë nuk mund të bëhen punonjës civil Në botën e qytetëruar ndalohet veprimtaria partiake nga punonjës të shërbimit civil .Një krim i madh ndaj sistemit demokratik shtetëror që e minuan Fatos Nano,Sali Berisha,Ilir Meta e që dështoi deri tani Edi Rama.Zoti e mbroftë Shqipërinë.

  12. Jimi says:

    Une mendoj se edhe nese nuk ka nje ligj per transparencen, ky duhet te vihet! Me publikimin e ketyre te dhenave askush nga mileti i zakonshem nuk ankohet e shqetesohet. Te vetmit qe ankohen e shqetesohen jane pikerisht ata njerez qe duan ta mbajne peng edhe 30 vjete te tjera Shqiperine. Ata po luajne me ligjin e “privacise “me te vetmin qellim qe te mbulojne te gjitha poshtersite e krimet e tyre ne kurriz te ketij populli. Pavaresisht se kush ishte inisiatori dhe qellimi i publikimit te ketyre te dhenave, une them qe me dashje, apo pa dashje, ai i ka bere nje sherbim ketij vendi. Njerezit nuk jane qorra, e nuk hane bare, por publikimi i ketyre rrogave milioneresh verteton ate qe ky popull e di shum mire se c’luhet ne kurrizin e tij. E megjithate keta bejne sikur jane te shqetesuar, por ata as qe duan t’ja dine se cfare thuhet e cfare shkruhet, ata ka 30 vjete qe e kjane kapur demin per briresh. Ketyre horrave vetem nje revolucion u vjen hakut.

  13. Alban Dega says:

    TASHME JEMI LSKURIQ- TITULL I GJETUR DHE I SAKTE …., POR CESHTJA ESHTE SE KUR NE NUK KEMI QENE LAKURIQ !?

    Ndoshta në Bashkesine Primitive ose paraprimitive kur te gjithe ishin lakuriq ose mbulohedhin me gjethe fiku a shtarash!

  14. Alfred says:

    Nuk kemi pare gje akoma!….

  15. Shaqo says:

    Kjo tregon qe Enveri e kishte mire, paga e bordero transparente nga vete ai dhe tej punetori i thjeshte.
    I doli boja lojes me”bllokun”, me”dhjetoristet” qe permbysen “diktaturen”dhe vete kane krijuar dhjetra blloqe te cilat i mbrojne cdo nate neper tv e tyre dhe na shiten si ajka e kombit, duke qene funderinat, populli duhet te revoltohet dhe per vjedhjet masive te shtetit nga politikanet e sitem qe ia kalojne edhe presidentit te amerikes me pagat qe marrin, duhet te beje pyetjen e thjeshte nga dalin keto leke?
    Keto lloj mediash dhe analistesh duhen ndeshkuar per keqinformim duke iu shitur popullit si gardiane te demokracise.
    Enveri e kishte jo mire por shume mire.

    a

  16. Scutari says:

    Me falni per krahasimin, por Serbine te kishim pasur mbi krye do te na menaxhonte me mire se ne shqiptaret qeverisim veten!!

  17. Skorpion says:

    Lakuriq jane ata qe hane ne kurriz te te tjereve, jane ata qe kane bere llapore gjithe jeten, ne privat apo shtet, ata qe kane vjedh. Mbi 90% e njerezve qe nuk kane sekrete nuk u rruhet fare. Edhe ata me paga te larta qe nuk e kane sekret, nuk u prish asnje pune. Ndaj ishalla nxjerrin edhe breket qe veshin njerezit. Ketu shihet cfare plehrash kemi perreth. Me mire t’i njohim se te na qelbin. Edhe politikes se paster i ben mire kho lakuriqesi.

  18. perlat spahiu says:

    Shqipetar more biiiitheee grisur ngele duke kakaarisur .kooperativisti dhe roli i tije i evoluar, nga buka e misrit ne kooperative konservash.

  19. ushtari says:

    I mençur je treguar ore Tan Hilja qe kur pretendon se ke vlere te shitesh!Ky eshte sistemi qe kemi instaluar ketu e 30 vite ku te gjithe pavaresisht se nuk e shikojne mbathjet i kemi trasparente,ku per rrjedhoje gjithçka te zbuluar.Ndaj mos na gajas me targat e makinave sepse kush dredh bishtin ne te semes te shkoje,kush ka vjedhur e vrare ne te semes te shkoje.Kush ka perfituar abuzivisht me shkerdhatokracine e dhuruar nga perandoria ne te semes te shkoje.Keni pare te preokupohet ndonje i shtreses se varfer per kete “renie shteti”! Ta them me bindje qe jo.Te tmeruar e frikuar jane te gjithe ata duar muter qe kane futur duart ne qypin me mjat !Ndaj ore Tan Hilja nuk shtyhet jeta duke dhene gjithe jeten receta dhe duke bere shurren por duke kontribuaar per nje shoqeri me te barabarte e jo me difereca te tilla ku jetohet ne Shqiperi e per disa jeta behet si ne vendet me te pakoontrolluara ofshore ku ka princa e lypsare.Eshte ironike dhe tallese per nje shoqeri qe tymoset nga Armando Shkullaku nga Fatos Lubonjet,Qim Peket e deri tek Robert Rakip…aret!Ky eshte fundi i botes ndaj mos kini pretendime per me shume,duke marre ç’ka meritoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje