Bamir Topi komenton ultimatumin e 5 janarit: Gjuha e ish-kryeministri për të kamufluar presionin politik venitet me kohën

24 Dhjetor 2021, 15:30Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi bëri një parashikim të ngjarjeve që pritet të ndodhin në Partinë Demokratike më 5 janar. Datë kjo kur është dhe fundi i ultimatumit të vendosur prej Komisionit të Rithemelimit ndaj Bashës, për të pranuar vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ish-presidenti u shpreh se çështja është në gjykatë dhe do të zgjidhet juridikisht. Sipas tij nuk do të ketë një sulm të mundshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike për ta marrë atë, pasi eksperienca e bën Sali Berishën të kuptojë mirë se cilat janë pasojat e një veprimi të tillë.

“Dy procese po ndodhin në të njëjtin kohë, njëri është politik, tjetri është juridik dhe duket sikur zëvendësojnë njëri tjetrin. Kur e merr në dorë gjykata interpretimet mbeten vetëm politike. Kjo më kujton mua kur qeveria komuniste kineze jepte paralajmërime me numra, këtu kemi të bëjmë vetëm me presion politik.

Në fakt nuk po i bëhet Bashës, pasi Basha ka një kulturë juridike që të ndihet i mbrojtur për sa i përket pjesës formale, por nuk është i qetë për sa i përket pjesës politike.

Nuk ndihet i qetë pasi në rastin më të mirë të mundshëm, nëse gjërat shkojnë siç do Basha, ai duhet të dal në terren dhe pastaj se në ç’gjëndje do jenë strukturat, kjo është një pikëpyetje e madhe. Strukturat kanë një përplasje dhe një tifozllëk, jo jam me këtë, jo jam me atë dhe besoj se këtu do të filloj problem i vërtet për Bashën nëse do të konfirmohet juridikisht. Lidhur me trishtimin, unë kam vite që jam i trishtuar pasi duke njohur formatin e kam parë çështjen në substancë dhe jo në aparencë.

Unë mendoj që nuk do të ndodh një sulm, pasi i pari që i përgatit për sulm, nga pikëpamja jo logjistike, po e shpirtit të aksionit, është ai që në një moment të caktuar do të jetë i pari që do të llogarit konseguencat e një sulmi të tillë. Atij nuk i mungon eksperienca për një gjë të tillë.

Sepse këtu sikurse njihet në të gjitha shpërthimet e kësaj natyre e vetmja arsye që ka ngel për të dalë në sipërfaqe është shkaku i luftës, Casus Beli është procesi juridik që mund të lind në një rast të tillë. Unë nuk besoj se gjërat do të shkojnë në pikën dramatike të përplasjes”, tha Topi.

5 komente në “Bamir Topi komenton ultimatumin e 5 janarit: Gjuha e ish-kryeministri për të kamufluar presionin politik venitet me kohën”

  1. Kalec Dega says:

    Sa bukur e “kamuflon” njoni…..lol
    =
    Ish president i L esh it….lol

  2. Lenci says:

    Ky koktuli “President” eshte nje cope idiot Tipik katunar Tirone

  3. Pranvera do te vije says:

    Bamiri nuk ka vrare njerez si Saliçoviçi

  4. geron says:

    Keshtu thote Topi-Partia ? Parti me 100 votues. Mu neveriten keta qe kane qene ne majat e shtetit dhe s’kane asnje pas vetes ne nje jete politike…

  5. qytetar says:

    pa te te ofenduar.
    nuk arrin me shume se ke qoftet dhe fergesa me gjize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje