Po hajduti a ka faj o Cane!

27 Dhjetor 2021, 16:09Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Çudia më e madhe zgjat tre ditë, thonë tiranasit. Dhe kjo duket me rastin e listave.

Rama e hodhi që të heqë mendjen nga inceneratorët, thotë opozita. Goxha gjetje, po të mendosh që çështja e inceneratorëve ka katër vjet në shesh të mejdanit.

Në të vërtetë skandali lista, tregon dobësinë e shtetit dhe papërgjegjshmërinë e opozitës.

Së pari shtetit nuk i falet që pas kaq vitesh nuk ka përditësuar sistemet e sigurisë dhe protokollet e aksesit. Sot është e vështirë të zbulosh se kush i ka plaçkitur serverat, ose më saktë dihet por është e pamundur të ndiqet ligjërisht pasi i ka fshirë gjurmët e aksesit.

Po ashtu është fëmijërore të akuzosh qeverinë për publikim të listave. Ky do të ishte rasti i parë në planet ku një qeveri vetëdemaskohet dhe nxjerr një skandal për të mbuluar një tjetër. Deri këtu nuk arrin as mendja e çakërdisur e komplotistëve shqiptarë no-vax dhe anti-soros.

Përveç problemit qeveritar, ajo që bie në sy është papërgjegjshmëria e opozitës. Pasi që këtu ka dorë opozita, kjo as që vihet në diskutim. Jo vetëm se i interesonte politikisht kjo ngjarje por edhe për faktin se pa mbështetjen e rrjetit dhe suporteve të saj, do të ishte e pamundur përhapja në të tillë shkalle e listave dhe pastaj mbështetja mediatike. Një opozitë e përgjegjshme do të nxirrte një pjesë të listave por edhe këto të mbuluara në pjesët sensitive për individët. Por jo vetëm që nuk e bëri, por ca më shumë u zbavit duke parë shtetasit e saj lakuriq. Madje premton që të nxjerrë edhe listat e kredive.

Kaq mjafton që edhe më skeptiku të thotë se nëse qeveria është e paaftë, opozita është e papërgjegjshme, dhunti që nuk mungon ta shfaqë qoftë duke vrarë në Elbasan, kërcënuar me Xhelal Mziun, apo dhënë shfaqje në stadiume dhe salla kongresesh. Ndaj rezultatet zgjedhore më parë se t’i kërkojë në masakra elektorale që nuk i vërteton dot, ta kërkojë në qasjen e vet ndaj publikut dhe shtetit. Pasi njerëzit më parë preferojnë të paaftin se të papërgjegjshmin. Se nëse i pari nuk të rregullon dot punë, i dyti të bën gjëmën./dritare.net

12 komente në “Po hajduti a ka faj o Cane!”

  1. kotfare says:

    I sakte !!!!!!!!!!!!!!

  2. tani e dritani says:

    Ti Dritan je mendjemadh,kujton se i di te gjithe hiqesh i paanshem por je komplet nga mendja KAR dhe i dobet si njeri para atij qe te paguan behesh ure dmth letyre.

    1. ben says:

      tani e dritani-ky eshte shkrimi me brilant qe kam lexuar ndonjehere prej Dritan Hiles, qe duhet thene se nuk e kam patur ndonjehere si artikullshkrues te preferuar. I ka vene kapakun tenxheres dhe per kete nuk ke aspak te drejte qe te flasesh.
      Eduart-i ketu me poshte e ka pershkruar me nje fjale te vetme:
      “Eccellente!!!”

    2. DinPak says:

      O “tani e dritani”! Po lexoje nje here shkrimin e Dritan Hiles, sepse si mund te besh konkluzionin qe Dritani hiqet si i paanshem, pa e lexuar fare!
      Ai, gjate gjithe shkrimit dhe me argumet anon pa medyshje nga qeveria duke pohuar qarte: njerezit preferojne te paaftin (qeverine) para te papergjegjshmit (opozita).

  3. Student Horr i dhjetorit says:

    Dmth shoku Dritan listat i ka perhapur opozita ne Watsapp?

    1. Realisti says:

      Tani te doli gjumi ty shoku? Duhej ta thoshte Dritani qe ta merrje vesh ti…?? Na mbyti idiotesia. Z.Hila ka shkruajtur keto cfare mendojne te gjithe. Bravo!

      1. Student Horr i dhjetorit says:

        Normal Realisti. Keshtu eshte kur beheni idiote shume. Ju mbyt idiotesia. Po meqe eshte opozita ne pushtet, idiotesia ne grup eshte fantastike.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Listat e pagave dhe tel.cel,veturave janë marrë pjes -pjesë.
    Në Excel janë hapur faqe, për pastë (ngjitur) !
    Klikimet dhe seleksionimet nuk kërkojnë kohë.
    Materialet janë piratuar, në pranverë,ku spikasin pagat e prillit.

  5. Ani says:

    Ste kuptuam o Cane….ajo qe dime eshte qe partia shtet kto te dhena I ka marre me kohe dhe nje nga shefat e patrinazhisteve I ka shitur kaq….fatkeqsisht nuk ja ndjen kush se ai vend eshte kthyer ne ferme kafshesh…

  6. Ilirikum says:

    Dritan me komentuesit alla opozit mos u merzit se ata vertet vetem te gjema e kane mendjen, grabitje e shkaterrim, se pune, miresjellje e bamiresi as behet fjale.

  7. Nje mergimtar says:

    Kush eshte i interesuar per te bere zhurme?Kush kerkon qe me cdo menyre te nxierr qeverisjen qe eshte e paafte?Qeveria JO! Atehere kush?
    Zhurma qe behet nga te gjithe krahet, eshte thjesht stuhi ne gote.Hamendesimet tona,duke qene pa pjese ne kete histori,na japin te drejten te flasim pa asnje kufizim.”Referendumi” i Saliut na tregon se ne listat e votimit jane emer,mbiemer,atesi,memesi,adres,numer telefoni e te tjera.Po patronazhistet cfar shfrytezuan ne “punen e tyre”?A do ti duhen keto lista partise te Saliut ne zgjedhjet e ardheshme?A do ti shfrytezojne?
    Pa aftesia per ballafaqime te ideve dhe programeve e katandis gjendjen ne skenar”babalesh”,paraqitje patronazhistesh e llogje kavaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje