Skandali me pagat dhe makinat, Spartak Ngjela: Dorëheqja është forcë, Ramës i kanë grabitur shtetin, nuk ka bërë detyrën

27 Dhjetor 2021, 15:47Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela ndërsa ka komentuar skandalin me të dhënat e publikuara të shqiptarëve deklaroi se kryeministrit Edi Rama i kanë vjedhur shtetin dhe duhet të jepte dorëheqjen që sipas tij është forcë dhe jo dobësi.

“Dorëheqja është forcë nuk është dobësi se thotë unë nuk kam gisht me këtë që ka ndodhur. Ç’do të thotë faj, ti nuk iu ke dhënë garanci njerëzve. Është humbja e garancisë së individit. Çfarë mendoni se ka kryeministri si devizë, të mbrojë garancinë time.

Këtij i kanë grabitur shtetin. Nuk ndodh asgjë dhe po dha dorëheqjen. Nuk e mbron Rama shtetin. Pse ra Rama, bie struktura e shtetit? Po Rama është në një situatë të rëndë sociale, jep dorëheqjen dhe shikon ta stabilizojë hap pas hapi. Por duhet të japë dorëheqjen.

Problemi ishte që këtij i morën shtetit, si, qysh, kush, ato i zgjidh drejtësia. Po këtij i morën shtetin në pikën më të nxehtë të tij. Ç’faj kanë njerëzit që nuk ke ditur të mbrosh personalitetin e tyre. Fakti që i kërkon të falur i thotë që nuk kam bërë detyrën. Nëse s’ke bërë detyrën, ik thyej qafën. Por ne nuk kemi institucion dorëheqjen. Nuk njihet dorëheqja këtu. Deri tani ka dhënë vetëm Nano. Për këta të tjerët dorëheqja është veprimtari armiqësore.

Ekspertët që kam pyetur unë më kanë thënë që nuk janë haker, janë punonjës të brendshëm sepse i kanë marrë segmente-segmente. Ata më thanë që nuk janë hakera. Por edhe po të ishin hakera, ti duhet të kesh një mbrojtje të madhe të IT-së. Me sa më thanë ekspertët ky e ka të nivelit të lartë IT-në. Dhe këta kanë filluar të hetojnë punonjësit. Varet se çfarë niveli të lartë ka hetimi, po ka ndihmë nga perëndimi e arrin.

E mori Prokuroria e Tiranës se krimi është bërë në Tiranë. Është vendndodhja e krimit. Ata e filluan këtu, për mendimin tim duhet ta kishin çuar në SPAK. E çuan këtu sepse nuk ka të akuzuar të lartë. SPAK-u nuk e merr dot kryesisht, por nëse iu del ndonjë ministër nën hetim, shkon në SPAK”, ka thënë Ngjela në emisionin “Pikat mbi i”.

8 komente në “Skandali me pagat dhe makinat, Spartak Ngjela: Dorëheqja është forcë, Ramës i kanë grabitur shtetin, nuk ka bërë detyrën”

  1. Taku mos pirdh kot ,ik ot taku se je nje batak says:

    Tik tak tik tak ,Taku nje batak

  2. Don Damiani qe se rrun per Ty says:

    Snowden vodhi sigurine e usa, qe te q ifsha pagat e targat o Loe, e nuk kerkoj njeri doreheqjen o “baba taku”
    Nuk te ben minister rama ndaj jepi shkruaj sa te duash

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Don Damiani, respekte.
      Ky deliranti qe ngryset ne Shtëpinë e Bardhe dhe gdhihet ne Shqiperi harron skandalet Snowdon dhe Wikileaks. Gomar hesapi.
      Ne Britaninë e Madhe dolen ne tregun e zi te dhenat e taksave te dy miljonë njerezvey, dhe gazetat vetem se u tallen me idiotin e zyres se taksave qe harroi nje karte USB me tren.
      Ky poçi ka marre kot.
      Edhe te besh opozitë duhet te kesh tru, se je kandidat per te marrë qeverinë. Jo ti avokat Jo. Ti mund te bëhesh vetem President i SHBA. Nuk pranon asnje pozite me te ulet. Megjithëse ti nuk ke qenë tek fshati i babait tend Kiço Ngjelës, si gomar qe je, Zagoria eshte po ajo krahine qe ka përshkruar Çajupi me gra punetore dhe shume te mira, por me burra pordhacër, qe mburren se kush ka miq më shumë ose më me pozitë.
      Edhe ti o Tak qe nuk ke shkuar nje dite ne Zagori, mut ke dalë. Madje ai yt atë ka qenë burre i mirë. Ti nga mutin dole sikur ke punuar kooperativist tere jetën.

  3. Pilua says:

    Taku taku torollaku sa here qe ju ngrini zerin Edit i rritet me shume perkrahja!Ju jenat e ketij vendi qe jo vetem nuk ndertuat dot shtet por edhe e shkermoqet ate per tu bere dikushi qe jeni sot se bashku me Saliun qe sot bene sikur e dermon.Ndaj mioplliku nuk ju le qe te kuptoni qe sa here ju çakenjt e ketij vendi ndrini zerin atij me shume i ritet kredoja,heshtni dhe do e shikoni qe do fillojne pakenaqesirat edhe ndaj tij!

  4. Goboheni rende,zotri fashista. says:

    Shko mer koqe kanari.Tj nxorri sekrete ushtarake e nuk dha njeri dorheqje.Kjo eshte nxjerre nga individe qe akoma shpresojn se Sala apo Like florini,do serish ne pushtet.Na cate trapin me analizat tuja.

  5. Eduart says:

    O taku me kete shkrim cpalose gjithe injorancen tende si jurist

  6. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    O Edi,ke bere “qamutin e zi”.Jepja detyren Spartak Ngjela trapin.Do demostrojme me thirrje” Taku trapi kryeminister”.Nder i madh,zv.presi i shba te jete kryeminister i shqiperise

  7. Politolog says:

    Spartaku, gladiatori romak e gjeti zgjidhjen: te rrenohet shteti me tej duke ja lene sheshin Berishes dhe atyre qe i nxoren keto lista! Vertet zgjidhje gjeniale! Po si nuk e kupton ” avokati ” yne se jane pikerisht ata, xhihadistet e Ilirit dhe Berishes, qe sakrifikojne veten per ti shtruar qilimin e pushtetit ketyre figurave te urryera ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje