Serbisë i vendoset emri Kosovë, harta e autoshkollës daneze “tërbon” median serbe

27 Dhjetor 2021, 17:49Rajoni TEMA

Fotoja e hartës që një autoshkollë në Danimarkë ka vendosur në murin e saj ka zgjuar reagime shumë të forta në Serbi.

Sipas medias serbe Kurir, autoshkolla kishte varur në mur një hartë të Evropës, në të cilën Serbia ishte nënshkruar si Kosova.

Kurir shkruan se është e paqartë se ku e ka gjetur këtë hartë personi që ka varur këtë foto në mur, por duket qesharake. Është e zymtë dhe kufijtë nuk janë vizatuar me saktësi, kështu që më shumë duket se është vizatuar nga një fëmijë për detyra shtëpie në gjeografi, sesa si një hartë e vërtetë, shkruan media serbe.

“Ne bërtasim e shkruajmë pa ndalur se Kosova është Serbi dhe çfarë ndodh? Një autoshkollë nga Danimarka ka bërë një hartë të tillë dhe e ka varur në mur”, shkruhet në artikull.

7 komente në “Serbisë i vendoset emri Kosovë, harta e autoshkollës daneze “tërbon” median serbe”

  1. ben says:

    Ne fakt, Dardania antike fillon ne jug te Shkupit te sotem dhe mbaron ne Danub ne veri. Serbia nuk ka ekzistuar me pare dhe serbet e pare shkelen ne Ballkan ne shekullin e VII pas Krishtit, te ftuar nga Mbreti i Bosnjes qe i perdorte ata si mercenare.

  2. Jari says:

    Lajm eshte ky? Jeni ber si bigbrother ?‍♂️

  3. Piro says:

    Hahaha. Serbia eshte kosove apo Kosova eshte serbi? Kjo eshte ceshtja.

    1. toni says:

      nese je shqiptar e nese din te lexosh mir aty ne hart po shkruhet kosova e jo serbia o analfabet

  4. ELENA says:

    KJO DO TA ZEMROJE ME SE SHUMTI RAMEN SEPSE KA FRIGE MOS PO I ZEMROHET VELLAU I TIJ VUCIC

  5. Erdi says:

    Me siguri qe ka qene shqiptar ai qe e ka kurdisur kete pune. Nderkohe qe Serbia armatoset me armet me moderne nga Rusia dhe me investime kolosale nga Kina. Dhe perkedhelet nga BE duke investuar dhe ata po ashtu.Shqiptari gezohet me nje mentalitet foshnjore me nje vizatim te varur ne autoshkolle.

  6. kodrasadikit says:

    Kjo eshte reale me ate qe Danimarka e ka me harte !! Deri aty ku shkruan KOsove eshte me te vertete Kosove e shqiptari qe i bije deri te Nishi !! Askush nga shqiptaret atje as i ka shitur as si kan falur ato toka atje !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje