Trajneri i Southampton: Nuk habitem më, ia di cilësitë dhe potencialin Brojës

27 Dhjetor 2021, 13:13Sport TEMA

Armando Broja ishte protagonist në ndeshjen e djeshme kundër West Ham. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi penalltinë që i dha epërsinë 1-2 skuadrës së Southampton, që në fund fitoi me rezultatin 2-3.

Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hassenhutl, nuk habitet më nga paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe këtë e tha edhe pas ndeshjes së djeshme në deklaratën për mediat.

“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje.

Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë, pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Hasenuttl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje