Komisioni Evropian aprovon certifikatën digjitale të vaksinimit të COVID të Shqipërisë

28 Dhjetor 2021, 12:31Sociale TEMA

Komisioni Evropian ka aprovuar këëtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë.

Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.

 

 

1 komente në “Komisioni Evropian aprovon certifikatën digjitale të vaksinimit të COVID të Shqipërisë”

  1. asd says:

    Si qytetaret e BE per ne Shqiperi?! Ketu ska ngel qen e mace pa u fut pa certifikate vaksinimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje