Kosovarët që jetojnë në Shqipëri: Ç’i mundon ata?

28 Dhjetor 2021, 10:18Rajoni TEMA

Përkundër aspektit idilik me sfond patriotik, ka prej atyre kosovarëve që jetojnë në Shqipëri të cilët ndihen si emigrantë në vendin e tyre.

I tillë është Hekuran Dylazeka nga Gjakova, i cili prej vitit 2008 jeton në Tiranë. Ama nuk ka ende pasaportë shqiptare, gjë që ia ka vështirësuar jo punët.

Ai foli për Euronews Albania, duke treguar përvojën e tij në Shqipëri, me të cilën është lidhur që fëmijë.

“Po bëj rreth 13 vite në Tiranë, kam ardhur si student. Ka kaluar goxha kohë.

“Tirana për mua kishte një lidhje emocionale sepse edhe gjatë luftës klasën e tretë e bëra këtu dhe ishte gjithmonë në ëndrrat e mia që një ditë do kthehem”, tha Hekuran Dylezaka, i cili vërtet u kthye dhe prej vitesh është një banor i Shqipërisë, ama jo zyrtarisht shtetas i saj.

“Përshtatja nuk ka qenë e vështirë”, thotë ai. Dhe kjo është mëse kuptueshme, por pjesa më e vështirë ka qenë pajisja me dokumente, pasi ai ende nuk ka marrë pasaportën shqiptare.

Prej 4 vitesh ai ka edhe biznesin e tij në Tiranë, por për shkak të mungesës së dokumenteve, është përballur me një sërë problemesh, shkruan Euronews Albania.

“Nuk mund të hapja nja llogari në banke, nuk merrja dot një ambient me qira”, tha z. Dylazeka.

Kanë kaluar vite që kur ka bërë aplikimin për t’u pajisur me pasaportë, por Hekurani ende nuk e di kur do ta ketë dokument bazë në dorë, që do e vuloste dhe si shtetas të Shqipërisë, duke qenë de fakto i tillë prej vitesh.

5 komente në “Kosovarët që jetojnë në Shqipëri: Ç’i mundon ata?”

  1. Fatosi-kosove says:

    Sali berisha pajiste serbet si fazlliq shkau dhe te tjer,méta greket si janullatosin kurse te gjoret si ky duhet te presin,e pra rroft foltorja rroft LSI apo me mir te themi rrofshin kriminelet si berisha e meta.

    1. pjeter says:

      E te mendosh qe nuk lam Indian e turk pa bere shqiptar,natyrisht, atyre qe paguajn mire,u japim edhe pasaporte dipllomatike.

  2. Kapterri says:

    Dil ne proteste me Liken dhe e mer brenda javes.

  3. Luli says:

    Perse i duhet pasaporta kur po hapen kufinjte. Ne plazh durres gjysma e bizneseve jane kosovar pa pasaporte.

  4. Roberto says:

    Hekuran a di te kendosh tallava??? Po ndonje lek a ke tentuar te japesh?? Kur ti besh keto paraqitu tek Agushi dhe ai do ta zgjidhe problemin brenda 24 oreve. Mos harro ti cosh edhe ndonje femer po gjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje