Kryetari i LDK-së: Kurti ta kthejë diplomën e inxhinierit, është populist që po e lë Kosovën në terr

28 Dhjetor 2021, 13:45Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për krizën energjetike në vend.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Kurtit që ta kthejë diplomën e inxhinierit, sepse është populist, sipas tij.

Ja pjesë nga fjala e tij në Kuvend:

“Kosova është në krizë energjetike, është në terr, reduktime, agretatë e qirinj. Aq krizë sa që bëri lajm për të keq në mediat ndërkombëtare. Do të thotë se kriza këtu është me e dalluar, më e vecantë. Të gjitha vendet e Evropës janë përballur e po përballen me krizën sot.

Të gjithë janë marrë me urgjencë me këtë temë, në korrik të vitit 2021. Kanë filluar të merren me lehtësim, me cmimin e sasisë së furnizimit, me përballjen e mungesës së furnizimit të energjisë.

Nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar, por kanë vepruar shpejt, kanë bërë zgjidhje.

Kosova gjendjen e emergjencës e ka shpallë në tetor të këtij viti. Shtetet fqinje si Shqipëria e Maqedonia saqë sot nuk kanë krizë.

Katër ditë pa përfunduar viti e 6 muaj pas fillimit të krizës, tek sot Kosova ka nisur të dëgjojë masat e qeverisë, me 6 muaj vonesë.

Ky është menaxhim krize e jo parapërgatitje. Qeveria jonë populiste, verës kur tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla nëpër Evropë se po e kalon Kroacinë me ekonomi.

Kur sot na u kthye terri e agregatët nëpër rrugë, kryeministri që i ka krejt e që nuk është këtu, na thotë që rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer, e për këtë fjaotrë janë krejt përvec tij.

Një kryeministër anipse me profeison inxhnier ka zgjedhur të bëhet populist për masat e tij.

Ta kthejë diplomën menjëherë ne Universitet se rryma kontraktohet”, ka thënë ai.

1 komente në “Kryetari i LDK-së: Kurti ta kthejë diplomën e inxhinierit, është populist që po e lë Kosovën në terr”

  1. Marko Gjuraj says:

    Lulzim Basha është personi më tragjikomik në Tiranë, kurse Lumiri është edhe njëherë më injorant se Luli. Luli e kuptoi pas 8 viteve paaftësinë e tijë kundrejt Ramës. Lumirit do i duhet një jetë e tërë për ta kuptuar atë. Luli në Tiranë dhe Lumiri në Prishtinë janë gjenerator të pushteteve në dy kryeqendrat. Kush e do një kryeministër kukull? Vetëm injorantët. Dhe të tillët po ngelen gjithnjë e më të vetmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje