Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për netët e festave, Balluku: Do na e kthejnë në verë

28 Dhjetor 2021, 19:40Rajoni TEMA

Shqipëria ka vendosur t’i japë Kosovës energji elektrike për netët e festave, në datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do na e kthejë sërish në verë.

“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovës gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar.

Kemi angazhuar burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH në Kosovës kemi siguruar energji për këto dy data që do të jepen në formën e depozitimit duke kërkuar të rikthehen gjatë sezonit veror.

Do i rikthehen depozitat Shqipërisë gjatë sezonit të verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla.

Në këto kushte kaq të vështira kur çmimi ka arritur në nivele të paperceptueshme qeveria po merr masa për këtë target grup. Është kënaqësi t’i ofrojmë mundësinë qytetarëve të Kosovës të kenë energji elektrike në datë 31 dhe 1″, tha Balluku.

5 komente në “Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për netët e festave, Balluku: Do na e kthejnë në verë”

  1. ?????? says:

    me ju a fal aka ndonje gje o njerz te poshter ..kosovaret jane vllezrit tane

    1. Titi says:

      Kjo eshte nje pike uji ne oqean, me Kosoven duhet te lidhni kontrate afatgjate per energjine duke u bere te pavarur nga shtetet fqinje.

  2. Tomorri says:

    Ca po thot Kurtiqi,se vaksinat nuk I pranoj?!

  3. Vini says:

    Po sta din per nder ata prap rroft Saliu do thone ,jepuni ca batanije si tha dhe lideri i tyre suprem al bini

  4. Taulant says:

    Plehr faljani Serbise me cmime 5 here me te lira gjate pranveres e veres dhe nuk ja falni Kosoves.
    Poshtersir e ndyre qe me leket e Shqiptareve ke blere vile ne Londer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje