Në prill të këtij viti Albin Kurti shtegtonte nëpër qytetet e Shqipërisë duke u treguar qytetarëve shqiptarë se qeverisja e Edi Ramës është e dobët, e korruptuar dhe nuk punon për ta. Ai kishte vendosur t’i shpëtonte dhe me Lëvizjen Vetëvendosje po futej në garë zgjedhore për t’i bekuar me alternativën e tij. Fiks tetë muaj më vonë, në kohën kur secili shtet në Evropë lëngon për më shumë energji elektrike, Edi Rama kërkoi nga ministrja që t’ia bëjnë disi e t’ia dërgojnë Kosovës megavatët e nevojshëm që të mos lihet në terr në këto kohë festash.
Maliciozët me siguri se do të ndalen te motivet e veprimit, por qytetarëve të Kosovës iu interesojnë faktet. Fakte që marrin formën e numrave dhe njësive të energjisë, që nënkupton jo më mungesë të rrymës, por mungesë të reduktimeve, të cilat prej ditësh vazhdojnë në Kosovë.
Në një cicërim në Twitter, Rama shkroi se “kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës”.
Shkrimi i shkurtër i Ramës në rrjetin social u përcoll nga një deklarim i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, e cila zbërthej në shifra konkrete ndihmën e ofruar.
Ajo tregoi se autoritetet shqiptare kanë siguruar afro 7 mijë e 680 MWh energji për datat 31 dhjetor dhe 1 janar, të cilat do të depozitohen në Kosovë. E gjitha do të bëhet pa asnjë efekt financiar.
Pse Shqipëria mundet dhe pse Kosova ka nevojë për ndihmë?
Kriza aktuale e energjisë elektrike filloi me mungesën e gazit natyral që përdoret gjerësisht në vendet e Evropës për ngrohje dhe energji elektrike. Shtetet e Bashkimit Evropian marrin gazin natyral direkt nga Rusia përmes tubave të “Nord Stream”, por kur Rusia zvogëloi sasitë, shkaktoi fryrjen e çmimeve dhe rriti frikën për krizën.
Shtetet e mëdha në BE-së si Gjermania, Franca e të tjera, qysh nga katastrofa e vitit 2011 me shpërthimin e impiantit bërthamor në Fukushima të Japonisë, patën filluar një kalim te energjia e ripërtritshme, por suksesi, akoma, është minimal.
Në vitin 2020 diçka më pak se 20 për qind e energjisë elektrike vinte nga format alternative siç janë pllakat solare dhe prodhimi i energjisë nga era. Pllakat solare s’prodhojnë dot energji gjatë natës, derisa ato me erë janë të kushtëzuar krejtësisht nga kushtet atmosferike.
Pra, për krizën u alarmua para disa muajsh.
Edi Rama, me 3 tetor, kishte mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku u tregonte qytetarëve si qëndrojnë punët.
“Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje”, pati deklaruar Rama duke treguar se ekipet po punojnë në hartimin e një plani se si të operohet tutje.
Meqë dihej se çmimet do rriteshin drastikisht, madje veç kishin filluar, Shqipëria do të provonte të blinte energji elektrike sa më parë.
Pas pak ditësh, me 9 tetor, Shqipëria do të dilte me plan të detajuar trepikësh për ta përballuar krizën duke mbrojtur në veçanti familjen dhe biznesin e vogël.
Aktualisht në Shqipëri nuk ka fare reduktime, përkundër krizës.
Rreth 80 për qind të nevojave të vendit për energji përballohen nga prodhimi nëpërmjet metodës hidrike, pra hidrocentralet kanë punuar pa ndërprerje për garantimin e rrymës, kurse një pjesë e energjisë është blerë që më parë në tregun ndërkombëtar, për të siguruar mbulimin e nevojave të konsumatorëve.
Bizneset e mëdha, kanë mundësinë e daljes në tregun privat, kështu duke blerë rrymë nga kontraktorë privatë. Derisa, shkëputjet e energjisë në Shqipëri kur kanë ndodhur, kanë qenë të lidhura thelbësisht me defekte teknike në rrjet.
Një botë paralele
Në kohën kur Edi Rama në Shqipëri, me datën 3 tetor, doli në konferencë për media për të alarmuar për krizën dhe njoftuar për strategjinë, Albin Kurti në Prishtinë kishte preokupime të tjera.
Ai, po me këtë datë, me 3 tetor, në llogarinë e tij në Facebook, ku e bën pjesën më të madhe të (mos)komunikimit, shkruante për “31 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë”.
Në një status të gjatë e të detajshëm, Kurti qëndiste se “bashkimi i Gjermanisë u realizua përmes përgjegjshmërisë së lartë politike të të gjithë pjesëmarrësve, si dhe vetëdijes e respektit për suksesin ekonomik dhe social të Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore”.
Por, edhe pas një muaji, me 3 nëntor, nuk flitej as për potencialitetin e përkeqësimit të situatës e as për strategjinë eventuale. Me 3 nëntor, Kurti kishte lënë Gjermaninë, për t’ia kushtuar një status Amerikës.
Ai po shënonte një vjetorin e fitores së Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara. Theksonte, atë që dihej, se “amerikanët votuan për ndryshim”. Ndërsa në disa paragrafë më poshtë bënte një lidhje mes fitores së Joe Biden dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.
“Fitorja historike e presidentit Biden më 3 nëntor 2020, i ka paraprirë edhe fitores historike të Lëvizjes Vetëvendosje më 14 shkurt 2021”, aludonte Kurti.
Në ndërkohë, derisa Shqipëria vazhdonte me implementimin e strategjisë për emergjencën financiare, në Kosovë narkolepsia e qeverisë ishte e pandërprerë.
Kaloi edhe një muaj, por Kurti akoma nuk kishte vendosur të merrej me krizën energjetike. Me 3 dhjetor, statusi i tij nuk kishte të bënte më me Gjermaninë as me SHBA-të. Këtë ia kishte kushtuar vetës.
“Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi”, kujtonte Kurti, derisa përmes disa fotografive tregonte se është në një udhëtim zyrtar.
Mbase do vazhdonte të mos merrej me energjinë elektrike, nëse energjia elektrike nuk do të merrej me të. Në Kosovë, ndryshe nga e gjithë Evropa, filluan reduktimet e shpeshta dhe të gjata. Qytete e fshatra mbetën pa rrymë me orë të tëra, derisa reduktimet veçse janë normalizuar.
Ai nuk ka pranuar as që të kritikohet dhe ka deklaruar se ata që e bëjnë le ta shikojnë vetën në pasqyrë, derisa kur është pyetur se përse Qeveria nuk bleu rrymë më herët, por tash po e paguan një çmim shumëfish më të shtrenjtë, ka dhënë një argumentim banal, duke llokoçitur se “energjia elektrike nuk ruhet në frigoriferë”.
Kurti e di fare mirë se blerja e energjisë më herët do të nënkuptonte pagesë të atij çmimi, të asaj kohe, dhe pastaj shfrytëzim në kohën e nevojshme dhe jo konservim të energjisë elektrike, por ai e ka kuptuar po ashtu fare mirë se edhe mund të thotë diçka të tillë e të mos penalizohet.
Tani, i gjendur në një situatë kur të blesh rrymë është shtrenjtë e të prodhosh vetë është bërë e vështirë, meqë termocentralet po kanë prishje vazhdimisht, ka prezantuar një ide të keq dhe një ide edhe më të keqe.
“Ose reduktime, ose shtrenjtim të tarifave”, ka thënë Kurti, derisa i ka ndarë 20 milionë për KEK-un, që energjinë elektrike që nuk e prodhon dot për ta përmbushur obligimin ndaj KEDS-it, ta blejë e t’ia japë kompanisë që distribuon.
Kështu, shqiptarët e Kosovës, në një situatë të paprecedentë, paguajnë tarifat e rrymës shumëfishë.
Qytetarët paguajnë tarifën e rregullt që ju vjen nga KEDS-i, paguajnë faturat për rrymën në veri që nuk e paguajnë serbët, paguajnë humbjet në rrjet të cilat prapë i faturon KEDS-i dhe si përfundim paguajnë atë 20 milionësh përmes tatimeve që Qeveria ia dha KEK-ut.
Shqipëria energji elektrike, Kosova as faleminderit
Ndihmës së Shqipërisë me energji elektrike, Kosova i është përgjigjur me heshtje. Përkundër se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ministrja pastaj, Belinda Balluku, treguan për ndihmën që po i japin Kosovës, asnjë koment nuk ka ardhur nga pala tjetër.
Kurti, që poston për bashkimin e Gjermanisë e ndryshimin politik në SHBA, nuk ka postuar një faleminderit. As ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, s’ka bëzan.
Albanian Post ka provuar të marrë një koment nga ministrja dhe nga Qeveria e Kosovës, por s’ka pasur përgjigje. Njëjtë siç për krizën s’pati një plan dhe për Qeverinë e Shqipërisë një falënderim.
Në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare, Albin Kurti, kishte thënë se meqë është i vënë nën llupë sa herë flet për Shqipërinë, atij me kujdes po i duhet t’i zgjedhë fjalët. Ndaj kishte sugjeruar që kur të flasin – ai e Rama – të flasin si diplomatë, porse patjetër që duhet “të punojmë si patriotë”.
Për të folur, mund të flas si të dojë, por për të punuar, të paktën në këtë kohë krize, do të ishte mirë të punonte si kryeministër.
(Albanianpost.com)
Rama po punon për patriotizmin serb dhe së shpejti Shqipëria do të jet nën sqetullën serbe totalisht.Ndoshta edhe nuk meriton asgjë më të mirë.një popull që nuk ka fare nacionalizëm.si popujt e tjerë nuk ka dinitet dhe shef kush po i jep të haj.Historia po përsëritet janë të njejtit njerzë që Kuçovës i dhanë emrin Stalin ,janë po ata që kënduan këngën :”Enver Hoxha Mao Ce Duni janë si buka e një brumi”Një shtet i tërë pa intelektual .Në fakt dikur i kishte por “demokravia”30 vjeçare i dagdisi nëpër botë .
Asnjëri Rama ështe më i mire në politiken e jashme se pse ka dhe luksin dhe munsite Albin Kurti bën psedo patrijotin fallco dhe bēn propaganda per te fituare pike politike në kurrizte te popullit te Kosoves… Por Rama për ne Shqiptaret e Shqiprise që na drejtone Rame eshte kriminel hajdute se pse na vjedhe nje lloje siqe na ka vjedhure Sali Berisha dhe ilir Meta me shoke…
Ku te ka vjedhur Rama ty or idiot…apo pse i beri me shtepi te reja gjithe ato i ja shkaterroi termeti…
Ik mor idiot!
Pikerisht raifi
Nga pikpamja ime konkurretet e duhur se kush eshte patriot i shqiptareve duhej te ishin rama kundrejt vucicit dhe ky i fundit do fitonte me siguri ndryshe nuk shpjegohet nenshtrimi ndaj tij
Kurtin nuk e njof , kurse Ed Ramen e mbaj mend kur priti me ceremoni madheshtore kryetradhtarin e kolaboracionizmit te luftes dyt Mutat Frashrin dhe ftoi deshmoret e kombit dhe patriotet qe dhan jeten kunder pushtusit dhe mutatit me shok , qe te ulin koken perpra mutatit , un kte di per Ed Ramen , ju gjykoeni vet patriotizmin e Eduardo malavites siç i thot Saliu , un qe komentoj jam socialist i vertet mos me paragjykoni komentova çfar me kan par syt .
V.F.L.P.Rrofte shoku Enver Hoxha.
Mjaft more me keto analiza bajate! Per se sherbejne? Kujt i sherbejne?
Albini dhe Vjosa, syte i kane nga babai shpirteror Sali Ram Berisha, ata jane te detyruar te reagojne ne saje te gjesteve te babait.
Nuk kane faj, pasi tribalizmi eshte vizioni i tyre.
Mero ,po kerkon heronje qe shpetojne femije qe po mbytet ne lume ,apo heronje qe shpetojne kombin?????
A e dine njerzite, qe te gjithe kane historine e vete ,dhe bejne nga nje histori ,pore jo te gjithe hyjne ne histori . Deri tani kemi ngelur per te kuptuar se kushe eshte e mira ,dhe kushe eshte e keqja .?Te pakten keshtu si shtrohet pytja .mbase vitit 90 jemi shume te turbulluar te pakten se kushe i ka bere mire atije kombi ,ai qe i vrau ,apo ai qe i shpalli deshmore . Ai qe i shiti gjithcka ,apo ai tjeteri qe mbasi mori qeverine me te tretin mandate ne qeverisje ,nuke po te ndryshone gje. AI QE NUKE U PERBALLE NJE HERE TE VTEME ME LIGJIN PER TE GJITHA VIKTIMAT QE I SHKAKETOI ATIJE KOMBI ,APO KY TJETERI QE TE PAKTEN NJE HERE TE VETEME DUHE TA KISHTE CUAR NE GJYKATE PERPARA TRUPIT GJYKUSE.? Po nuke e diten edhe ata te fameshit analista qe morin milionat ,ju prisni qe ta dijme ne te uruarit nga Sanavlashja e Durresit . Tani Albini eshte si ai mullini qe xhirone ne vende ,dhe nuke po dine se si te pozicionohet perballe Shqiperise . Duhet te pysesh SALIUN ,RAMEN ,ILIRIN ,LULIN ,ALBININ ,zonjen OSMANI. Dhe keshtu rrime te qete nje here e pergjithmone.
Edi Rama di si drejtohet shteti. Me pune dhe vetem me pune. E ka treguar gjithmone po sidomos me termetin, Covid-in, marredheniet me fqinjet dhe USA. I vetem dhe pa ju tremb syri u premtoi njerezve shtepi te reja. I vetem, Lypi neper evrope dhe solli nje miliard euro. Me ato leke tani, cdo dite peruron shtepite e hallexhinjve. Per Covidin brodhi neper evrope, deri ne amerike i mori dhe shpetoi jete njerzish. Me pune, Rama merr votat dhe drejton vendit. Qente lehin dhe do lehin, se vetem te lehin dine.
1000000000000000000000000% sakte!
Normal qe Rama eshte!
Rames nuk i afrohen as ne patriotizem, pune, mencuri,ndershmeri, kulture, gen, gjatesi etj etj
Rames ti vijne anash……
Shpresoj ta kesh me ironi dhe jo seriozisht kete gje…
Rama eshte nje cope injoranti qe as nje diplome konkrete nuk ka.
Nuk ka nga te ngjaje punetor dhe ” ndershmerine” e tij e ka treguar kur ka drejtuar Bashkine dhe qeverine keto 9 vite .
Sa per genin, nga nga na doli me gen te madh Rama???
Kurti duhet te thote shqipris faleminderit per 2 dit energji!!!!! KJo eshte skandaloze, shkrim skandaloz, E harruat termetin dhe se kush erdhi te ndihmonte turp.
Ja edhe pergjigja per ty nga lajmet serbe:
Kurti se zahvalio Albaniji što je Kosovu obezbedila struju za novogodišnje praznike….
po ndihmoi me 10 koqevare te lodhur,o injorant per termetin qe merite e Rames se sot shqiperia do qe si e bombarduar ne se Rama sdo thithte fondet nga dy konferenca donatoresh
ato qe ka bere Rama per Shqiperine flasin vete se kush eshte patriot i vertete Shqiperia po kthehet ne nje vend europian Cecenet e Sali Berishes do vazhdojne te lehin pasi heroi i tyre eshte shkelur me kembe nga USA dhe do shkelet me kembe nga shqiptaret
Po ku ka diskutim kjo ceshtje mor daku? po Rama eshte me patioti sepse ai I ka te gjitha meritat qe po futemi ne open ballkan keshtu qe nuk ia kemi nevojen fare Europes sepse kemi serbine dhe maqedonine..pastaj edi rama eshte dekoruar edhe nga prifterinjte ortodoks grek (nuk me kujtohet perse eshte dekoruar por amazing eshte dekoruar prej njerezve te zotit sic jane prifterinjte grek..vetem edi rama dhe ilir Meta kane dekorata greke..saliu u shiti detin grekeve por medalje nuk mori dot vec..keshtu qe pa diskutim une mendoj se edi eshte ‘patrioti’ me I madh shqiptar madje ngjan edhe me Ismail Qemalin. po te mos e thoshte edi ne beograd se Kosova eshte e pavarur Kosova akoma nen okupimin serb do ishte..o shyqyr qe te kemi o ‘patrioti ‘ edi rama..
Nje dite energji , kjo eshte qesharake. Po nga e dha Rama nga Sarajet e Surelit apo nga xhepi i tij?
Po doni te shikoni patriotizmin lexoni intervisten e dhene Zerit te Amerikes nga Albin Kurti para pese ditesh.
Për mua, artikulli është provokues.
Gjesti i qeverisë, për t’i dhënë qytetarëve të Kosovës dy ditë energji,
është gjest vëllazëror. Fjala e gjatë e ministres nuk më pëlqeu. Mjaftonin shifrat. Ato flasin vetë.
Nëse ka një “faleminderit” apo jo, kjo s’ka fare peshë midis vëllezërve.Mjaft me këtë se na e shpifët.
Me vjen keq qe kosovaret kane nje kryeminister te ketij niveli asoleshent te papergjegjeshem..!!!!!
E para ky shkrim skandaloz i udbashit Baton Stanishiqi me porosi te serbit Edvin Vuciqi e ka qellim kryesor perqamjen e shqiptarve.
E dyta nuk osht ka ja fal rrymen Kosoves por po ja huazon per me ja kthy at sasi ne vere kur ka mungese te prodhimit te rrymes ne Shqiperi shkaku i ramjes se nivelit te ujit ne akumuluesit e hidrocentraleve.
E treta hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distanc, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin grande Albin Kurti. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.
O Raif o Pilif,
E paske diplomen e Shumadisë. Truse ose mbylle shoshen dhe mos kundermo. O Raif o Pilif patriot si ti eshte edhe idhulli yt qe e ja dhene betimin ne burgun e Svetozareves. Largpamesia ka peshe me te madhe se shkurtpamesia e solipsistit qe rri para pasqyres dhe nuk e dinë qe Ramen e ka vella. Analizat e pergjithshme deshmojne se Albini yt o Pilif ja shume defekte.