Basha: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, po vendos interesin personal mbi demokratët dhe shqiptarët

29 Dhjetor 2021, 15:34Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët nga Dibra foli ndër të tjera edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha ka akuzuar sërish Berishën se për interesa personale po vë në rrezik të ardhmen e PD-së.

“Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin.

Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige.

Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen.PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale.

Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?

E pra, ne jemi mbledhur sot vetëm pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh në tiranë dhe foli qartë përmes delegatëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë dhe vendosi atë që do të vendoste çdokush, çdo prind për fëmijën e vet, çdo familje për veten e saj dhe familja jonë politike vendosi në këtë Kuvend të Zgjedh Ardhmen.

Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij”, tha Basha.

4 komente në “Basha: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, po vendos interesin personal mbi demokratët dhe shqiptarët”

  1. Qytetar says:

    Ky eshte jasht orbite fare.Po fare fare. Ore njeri,po ku shukuan votat e 43 400 demokrateve?Kryetar i kujt je tani? Se data 18 t’a dha te kuqen.Ik ne Holande e gjej pune….ndoshta edhe kamerier.

  2. GAZMEND T. says:

    Duhet të jetë Basha që të tregojë se mund të sakrifikohet për demokratët! Ai duhet të jetë i pari që do të japë dorëheqjen dhe do të hapë rrugën për demokratët. Berisha po lufton për interesa personale. Supozoni se e pranojmë. Po Basha në këtë rast? Ai po lufton për demokratët? Kjo është marrëzi! Ai as nuk beson në vetvete! Së shpejti vijnë “goditjet me forcë” të Berishës!

  3. fariu. says:

    O të dhjefsha kokrrën e emrit “Qytetar”.
    Ti nuk qënke as për të ruajtur dhentë në lëndina sepse dhiive u rruan bishtin nëpër shkrepa.
    Ndiq furnizuesin e Millosheviçit me naftë nëpërmjet Bulatoviçit, në mënyrë që nafta gjoja të shkonte në Kosovë. Sa dritë shkurtër.

  4. rexha 10 says:

    Basha ,nuke duhet te thuash se po vendose interesin personale mbi demokratet.Pore vendosi qe kure mori pushtetin interesin personal ,mbi ate te shqiptareve ,duke vrare c’do njeri qe i dilte kunder .Kushe me mire se sa ty do ja qendiste gjemat e bera ,sepse ju do ti merrnit leje doktorr ALLAMUTHITper te shkuar edhe ne banjo. Duhet qe te falenderoshe SHBA qe te nxori nga kthetrat e mishengrenesit .Prandaje mose fole per gjumesh ,pore hape dosjet dhe dorzoja prokurorit ,qe tia beshe nje ndere vetes.Ne te kunderten ky dialoge do te perfundoje me nje koke turku .
    kure koka me e rrezikuar eshte e jotja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje