Omicron bën “kërdinë” në Greqi, më shumë 28 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

29 Dhjetor 2021, 18:55Rajoni TEMA

Omicroni po bën kërdinë në Greqi. Rekordet nuk kanë të ndalur në shtetin fqinj ku në 24 orët e fundit janë shënuar 28 828 raste të reja me COVID.

Mediat bëjnë me dije se pothuajse 13 mijë raste janë zbuluar në Atikë e cila ka qenë epiqendra e shpërthimit të virusit për muaj me radhë, ndërkohë në Athinë janë konfirmuar pozitivë 4 mijë qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 72 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20 636 në total që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 413 pacientë të rinj me COVID, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 330 pacientë të shtruar në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje