Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vlerësuar ndihmën e Shqipërisë ndaj Kosovës në fushën e energjisë në dy ditët e ndërrimit të viteve.
Në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti theksoi se kjo ndihmë është e veçantë për arsye, sikurse u shpreh, se edhe vetë Shqipëria përballet me kushtet e vështira energjetike.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës vlerësoi se gjatë Verës do të jetë Kosova që do të ndihmojë Shqipërinë me energji në rast nevoje.
“Ne e falenderojmë Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevoje verën e vitit të ardhshëm.
Kjo ndihmë është e veçantë sepse edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë. Në kushtet e vështirësisë së saj ka shprehur gatishmëri që është për t’u falenderuar e vlerësuar”, u shpreh Kryeministri Kurti.
Shqipëria ka vendosur që të ndihmojë me energji elektrike pa kosto financiare Kosovën për datat 31 Dhjetor dhe 1 Janar. Kosova është duke u përballur me situatë të vështirë të krizës energjetike, që shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me disa orë në ditë.
Unë jam një qytetar i thjeshtë, por në rast se do më pyesnin që mund të ndihmonim falas Kosovën( për mua quhet Dardani) do të thoja që të përgjysmohesh energjia në Shqipëri dhe të ndihmohesh falas Dardania.
Shikoni Ky Bastard ,çfar Gjuhe përdor, kjo eshte nje Gjuhe perçarese.ky flet sikurkjo seshte ndihme fare, dhe do te justifikoj keq Qeverisjen e Tij.
Vellezer Kosovar mos u genjeni nga ky Mashtrus .
Hapni Syte, kur ishte kohate blente Energji, ky Fliste per Jeten e Ti ne Burg, qe perçudi doli si Pellumb i shendosh, ku Shoket e tij u Persekutuan e u Vrane duke u zhdukur pa gjurme.
Pse nuk tha asnje Fjale per Shoket e Burgut.
Albini eshte Vegel e Serbis ,hapni Syte
Si duket, ta paska dhene lejen plehu i pulave Sali Ram Berisha.