Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi se ka shumë çështje në hetim edhe për zyrtarë shumë të lartë por tha se nuk mund të përmendte emra.
“Ne kemi dy seksione, një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsionin. Rezultatet kanë qenë publike. Ne kemi çështje të hapura për shumë problematika, për shumë elementë dhe rezultatet do flasin. Nuk mund të jap emra konkretë”, u shpreh Kraja.
Sa i përket hetimit për tenderat, Kraja theksoi se sa ka shumë procedime penale dhe burimet e informacionit apo kallëzimeve janë nga të gjitha fushat.
Sipas tij, është për ndjekje penale dhe pritet vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike
“Për procedurat e prokurimit publik kemi shumë procedime penale që hetojmë. Burimi i informacionit apo kallëzimit ka nga të gjitha fushat, qoftë nga Kontrolli i Shtetit, nga biznesmenë të ndryshëm, nga individë të ndryshëm dhe patjetër që janë vlerësuar të gjitha. Rezultatet janë publike.
Ne kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike dhe do jemi të fokusuar në këtë drejtim. Kushdo që abuzon me fondet publike do jetë pa diskutim pjesë e hetimeve tona”, tha Kraja, duke shtuar se nuk ka koncept peshk të madh SPAK-u.
Shohim e bejme i thone ksaj pune!
O Kraja po per Berishen qe ka nje mal me akuza kur do te veproni ?
Apo po pret te te mbaroje mandati yt pas 4 muajsh ?
Me duket te shpeton shurra para Berishes.
Ky eshte nje gjarper i Lalzit dhe kuptushmerisht nuk mund ta haj sojin e vet.
Gnat peri I Gjirit te Lalezit nuk e ha komshiun e vet !
Zonja e nderuar KIM, ambasadore e mikut te madh
te shqiptare, KRAJA ju mashtron me premtime, premti-
me dhe gurin ne traste ! Saliu e ka vene me “lapsin” e
vet dhe s’ka se si ky te kete Drejtesi prandaj turren
prapa cironkave per t’ju mashtruar se gjoja po punojme
derrce ! Eshte nje dredhi hileqare per t’JU hedhur hi syve !
Une e njoh mire karakterin implacable sepse I kam patur
ne fakultet dhe e di kembenguljen Tuaj , e di s’ta hefdhin
dot me servilizmat e tyre te leshtira qe te vjen per te vjlle,
karaktetistike e nahise se tyre, te nje mungese te plote
silnweriteti , flas per ata qe kane mbaruar shkollat dhe per
polullin e thjeshte te asaj zone ! Kerkojne me cdo kusht te
civilizohen , shtiren plot edukate por reminisencat e kapa-
dailkekut i ke aty, qendrimet bajraktare po ashtu te fshehura
ne. lekure ….Duhet nje vetting i dyte per kete ekip me “boli-
graf” sepse me sa duket kane perdorur shume pelivanlleqe
per kapercyer vettingun ! Te fillohet nga sabotatori i Drejtesise
se Re qe nuk po e shikojme gjekundi ne horizontin shqiptar !