Bujar Nishani: Basha mos të flasë më në emër të PD, se na ka dhunuar dhe turpëruar

30 Dhjetor 2021, 20:10Politika TEMA

Bujar Nishani ka folur për situatën në PD dhe faktin sesi po vepron Lulzim Basha.

Nishani theksoi se Basha shfrytëzoi partinë për interesa personale, duke shtuar se Lulzim Basha nuk ka kompetencat që të flasë në emër të PD-së, sepse është shkarkuar me votën e delegatëve.

“Basha s’ka kompetencë të flasë në emër të PD, ka dhunuar të drejtat e anëtarëve. PD nuk ka asnjë konflikt administrativ.

Basha ka përdorur Partinë Demokratike për qëllimet e tij personale. Lulzim Basha ka kryer akte dhe veprimtari në thyerje të ligjit. Kur drejtësia të mos jetë në dorë të Ramës, që është tutor i gjykatave në vend, besoj se do ketë drejtësi të vërtetë.

Është turp që Rama krahason Shqipërinë me Kosovën, për shkak se Kosova ka probleme me energjinë. Mos harrojmë se Kosova tani është bërë shtet dhe se burimet e Kosovës janë më të pakta se të Shqipërisë.

Rama duhet të thoshte para shqiptarëve se ku është vendi ynë në raport me Kroacinë apo me Greqinë. Situata në vend vazhdon të jetë e rëndë dhe shqiptarët nuk kanë shpresë për të ardhme më të mirë, Shqipëria është kthyer në vend migrator e po shkon drejt plakjes, ka degraduar gjendja”, deklaroi Nishani.

5 komente në “Bujar Nishani: Basha mos të flasë më në emër të PD, se na ka dhunuar dhe turpëruar”

  1. american16al says:

    Basha per mire apo per keq eshte kryetar i PD dhe nuk mun te hiqet me menura rrugacesh te tipit Berisha dhe zvarranike te tipit tuaj.
    Per sa kohe qe Basha njihet usheheqesi i PD, ai ka te drejte te ushtrje detyren normalisht, ju zagare mjerane mbyllni veshet po te doni.

  2. Halil says:

    1. Kush lyp ndarje rrugën çel e ka.
    2. Nuk dihet zoti Nishani a e ka Berisha apo Basha shumicën e anëtarësisë pasi që në asnjërën palë nuk kanë qenë prezentë palët kundërshtare. Berisha i ka numëruar të vetët aq sa ka pasë dëshirë. Të njejtën gjë e ka nërë edhe Basha.
    3 Nuk është e saktë që Berisha e ka shumicën edhe nga një faktor tjetër që flet në dëm të tij: Esht e pamundur që për tre muaj Bashës ti kthehen votat kunder kur dihet se në zgjedhjet e fundit ai pati absolutisht shumicën e votave.
    4. Eshte dashur Basha të bëjë një kiks skandal të madh që elektorati i tij ta ndryshoj qëndrimin.në dëm të tij
    5. Berisha nuk ka ofruar asnjë argument bindës se Basha duhet të ndrrohet. Çdo gjë që ka thënë e ka lidh me atë se ai i ka humbir zgjedhjet. Po pasi i humbi zghedhjet pse pra Berisha e votoi? A nuk është një cinizëm shandaloz i Berishës ky?
    6. Berisha ka nxit kaos duke mbajtur tubimin e tij sepse nuk e ka respektue statutin e partisë duke ditur se listat dorëzohen te sekretari e jo te Paloka
    7. Berisha shpesh thoshte se kjo po bëhet tash për herë të parë, ajo tjetra për herë të parë, kjo tjetra për herë të parë dhe shtohet pyetja: Po ku ishe zoti Berisha ti që nuk i paske bërë këto më heret?
    8. Pse zoti Nishani nuk e pritni vendimin e gjykatës për të zgjidhur këtë problem? A nuk është kjo shkelje e ligjit?
    9 Pse nuk e krijoni tezën e barasvlershme për të dy grupimet duke thënë se kush është i mendimit për Bashën, le të shkojë nga Basha e kush është me Berishën të anojë nga Berisha sepse deri dje keni ngrënë bashkë me një pjatë.
    10. Ligji e njeh Bashën si kryetar legjitim të PD-së sepse zgjedhja e tij ka qenë më ligjote se sa shkarkimi i tij.

  3. Balo says:

    Kaq i verbër qenka ky !? Ka qenë edhe President i Republikës! Pupupuuu….
    Po çdo gjë që flet,është shkelje ligji ore Bujar!
    Ore nuk të njihja për budalla…..

  4. Loni says:

    Jar pompisti qenka dhunuar e turperuar nga loloja Basha ??????

  5. Millosh Gjergji says:

    Ti je dhunuar dhe turpëruar me vite nga Sali Piromani, përse të mos dhunohesh edhe nga Luli. Shpirti yt prej perverzi të bënë të ndjehesh komod kur të përjetosh “punishmentin” si nga sali barbari ashtu edhe nga Lul Kurvari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje