VIDEO virale: Vuçiç në konferencë flet për “akuza sekrete”, ministri i Brendshëm qesh dhe flet me veten

30 Dhjetor 2021, 10:31Rajoni TEMA

Një situatë e pazakontë është regjistruar sot nga kamerat gjatë konferencës për media të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilën e mbajti në Pallatin e Serbisë.

Teksa presidenti i Serbisë ka folur për “akuza sekrete”, krahu i tij e djathtë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pasur një diskutim të gjallë me veten e tij.

Meqenëse kamera nuk arriti të regjistrojë zërin për shkak të distancës nga ministri serb, nuk dihet përmbajtja e bisedës që Vulin ka pasur me veten e tij, por ajo që mund të shihet është se Vulin në një moment ka arritur madje edhe të qeshë.

Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është bërë viral në Serbi, mëngjesin e sotëm.

Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Vuçiç pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij.

Šta mu je? pic.twitter.com/tLGqZM1ktx

— Boris Herman (@hermankg) December 29, 2021

1 komente në “VIDEO virale: Vuçiç në konferencë flet për “akuza sekrete”, ministri i Brendshëm qesh dhe flet me veten”

  1. shqiptari says:

    E cfare na hyn ne pune ne se cfare bejne hajvanet e Serbise? Lajme koti, sa per te mbushur gazetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje