Certifikatë ne e-Albania kush ka kaluar Covid

31 Dhjetor 2021, 17:00Sociale TEMA

Të gjithë shqiptarët që kanë kaluar Covid-19 dhe janë brenda afatit 6 mujor, tashmë mund të pajisen me certifikatë shërimi nga e-Albania.

Krahas certifikatës së vaksinimit, tashmë është gjeneruar në sistem edhe certifikata e shërimit e vlefshme për 180 ditë si dhe testimi antiCovid i kryer nga autoritetet shëndetësor publik.

Ashtu si pasaporta europiane tashmë edhe shqiptarët mund të përdorin një nga menyrat që tregon negativizimin e Covid-19. Prej Janarit kur në Shqipëri nisi procesi i vaksinimit, 40 % popullsisë është vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas rekomandimit të komitetit teknik të ekspertëve, tashmë mund të vaksinohen të gjithë fëmijët mbi 15 vjeç, si dhe ata me probleme shëndetësore të moshës 12-vjeçare.

Teksa në vend po qarkullon Omicron, autoritetet shëndetësore rekomandojnë vaksinimin kundër Covid-19 për të shmangur formate e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

1 komente në “Certifikatë ne e-Albania kush ka kaluar Covid”

  1. Anduelinda says:

    po ata qe e kane kaluar ne shtepi duke paguar min 200 mije lek te rinj per koke a e marrin kete certifikate apo vetem ata qe kane qene shtruar ne spital???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje