Fëmijët e parë të 2022 janë dy djem

1 Janar 2022, 08:45Sociale TEMA

Menjëherë, pak minuta pas mesnatës që ndau dy vitet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë të dy foshnjave që erdhën në jetë në maternitetet e Tiranës.

Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:00.

Djalë është bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve

“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aide”, shkruan ministrja Manastirliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje