Mbi 90 për qind e rasteve me koronavirus në Shqipëri në janar do të jenë me variantin “Omicron.” Ky është parashikimi që bëri Arban Domi, drejtor i “Geovax” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC.
Domi theksoi se vend për panik nuk ka, ndërsa shtoi se sipas mendimit të tij, varianti “O” është një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në këtë pandemi.
Kjo pasi sipas tij, ky variant tregon se virusi po evoluon në drejtimin e duhur për t’u dobësuar.
Këshillat që Domi ka për autoritetet ndërsa rastet pritet që të rriten për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit të ri, janë testimi aktiv, ndjekja e personave që kanë pasur kontakt me një person pozitiv për Covid-19 si dhe ngritja e njësive të specializuara për të trajtuar të sëmurët në rrethe.
Drejtori i “Geovax” në SHBA tha se të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar virusin mund të shmangin shtrimin në spital pas infektivimit me Omicron, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar që të imunizohen.
Edhe pse jam mjek be orofesion, kno nuk do shine shkolle per ta kuptuar.
Variants Omikron erdhi nga Afrika si dhurate per Europen.
Vetem idiotet nuk e kuptojnë.
Dukesh qe je mjek
O doktor ne SHBA, a mund te na thuash mos ka edhe raste kur virusi gjate procesit te mutacionit, edhe mund te behet me virulent, pra me i eger? Nese po, lajmi eshte thjesht lajm, as me i mire, as me i keq. Mos shperdoroni faktin qe je ne SHBA dhe i di mire gjerat. Askush se di kete pune, ne kete faze vetem sjkruhet histori. Dhe plot hamendesime, shumica qe nuk dalin. Tung.
Mjek qenke por pak analfabet ;p
Ate qe thote Dr. Domi e kam degjuar me pare nga nje miku im mjek virolog ketu ne Kanada.
Sa i perket atij mjekut ketu me lart, me siguri qe e ka marre diplomen ke Kristali, pasi ka qene i vetmi “Universitet”, qe pranonte studente vetem me filloren.