Dezinformoi mbi Covid-19, Twitter mbyll llogarinë e ligjvënëses republikane

2 Janar 2022, 21:35Bota TEMA
Dezinformoi mbi Covid-19, Twitter mbyll llogarinë e ligjvënëses

Kompania e medias sociale Twitter bllokoi të dielën llogarinë personale të ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene për shkak të shkelje të shumta të rregulloreve të saj mbi dezinformimin lidhur me COVID-19. Lajmi u njoftua nga vetë kompania nëpërmjet një deklarate.

Llogaria e ligjvënëses nga Xhorxhia u bllokua përgjithmonë nga një sistem që Twitter e vendosi në funksionim që në mars, i cili përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar postimet në lidhje me koronavirusin që ofrojnë informacione false të cilat mund të dëmtojnë njerëzit. Sistemi punon në mënyrë të tillë që pasi identifikon pesë ose më shumë postime të kësaj natyre mund ta heqë përfundimisht një llogari nga Twitter-i.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, zonja Greene e cilësoi lëvizjen e Twitter si jo-amerikane. Ajo shkruante se llogaria e saj u hoq pasi postoi statistika nga një bazë të dhënash qeveritare, ku përfshihen të dhëna të papërpunuara e të paverifikuara.

Twitter-i është një armik i Amerikës dhe nuk mund ta përballojë të vërtetën“, shkruante zonja Greene. “Nuk është problem fare, unë do t’i tregoj Amerikës se nuk kemi nevojë për ta dhe është koha për t’i mposhtur armiqtë tanë“, shkruante ajo më tej.

Twitter e ka pezulluar edhe më parë llogarinë e zonjës Greene për periudha që varionin nga 12 orë deri në një javë.

Bllokimi ka ndodhur vetëm për llogarinë personale të zonjës Greene, @mtgreenee, por jo atë zyrtare në Twitter, @RepMTG.

Në një postim në Twitter, pak para se llogaria e saj të pezullohej për një javë në korrik, zonja Greene pretendonte se virusi “nuk është i rrezikshëm për njerëzit jo-obezë dhe ata nën 65 vjeç”. Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga fillimi i pandemisë deri më sot, 250 mijë persona nën 65 vjeç, kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Zonja Greene e cilësoi në atë kohë vendimin si një “sulm të stilit komunist ndaj fjalës së lirë”./ VOA

7 komente në “Dezinformoi mbi Covid-19, Twitter mbyll llogarinë e ligjvënëses republikane”

  1. Jon says:

    Vendimet e Twitter jane teresisht te papranueshme. Fjala dhe mendimi duhet te jene te lira dhe zgjidhja alternative duhet te jete nje shenim te themi ne sfond te kuq, qe te sqaroje qe ky eshte disinformim apo permban pasaktesi. Kjo duhet te jete e vlefshme per cdo person qe ka nje numer te caktuar ndjekesish apo shares te postimeve, e cila duhet sigurisht te percaktohet nga statistika te sakta se kur keto “likes” apo “shares” kane ndikim ne shoqeri. Por mund te ndodh edhe per cilindo, nuk shoh ndonje problem. Por te c’aktivizohet llogaria, nuk eshte korrekte. Ne internet kemi pare deklarata te ISIS apo te Bin Ladenit e jo me nje perfaqesuese e Republikaneve.

  2. Dyli says:

    Twitter eshte kompani softweri qe sapo zgjodhi nje Indian (Raxhkapur… ) si CEO dhe nuk ka asnje lloj kualifikimi te percaktoje se cfare eshte e vertete apo genjeshter ne fushen e shendetesise dhe per me teper eshte ne kundershtim me amendamentin e pare ne Amerike, lirine e fjales – kjo eshte jo vetem antiamerikane po eshte neomarksiste, kontroll dhe manipulim i masave aq me teper qe zonja eshte dhe kongresmane……

    Zonje kur te keni shumicen ne Kongres eshte e dukshme se cfare duhet bere – keta dordolece duhet te detyrohen me ligj te programojne dhe jo te japin mend per gjera qe nuk e kane idene.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Dyli, respekte.
      Shumë e vertete kjo që the. Sa qejf e kanë njerezit marksizmin mor burrë i dheut!
      Gjithë komunistet dhe neokomunistet e paskan patur hallall Enverin dhe diktaturen e tij. Si duket e shohin romantike çensuren dhe peshperitjet nën terror.
      Twitter dhe Facebook jane bërë gjykata qe vendosin cilat gjera Jane të drejta ose ATO we nuk lejohet të thuhen.
      To shohin se çfare do bejne me gafat e progresistes Kamala Harris, se ajo akoma nuk ka filluar nga budallalleqet.

    2. am says:

      Ahahaha. Aman jo eee. U bo ky indiani i qelbur .

  3. lexuesi21 says:

    Sot mediat jane vene ne sherbim te politikes duke censuruar nje ane dhe perhapin demagogji ne anen tjeter , dmth dictature dhe mashtrim.
    C’fare i duhet medias se cfare flasin njerezit ne platformat e tyre per sa kohe shprehin lirshem opinionet personale lere publikun te gjykoje dhe jo ca njerez qe jene ne krye te ketyre institucioneve duhet te vendosin se cila eashte drejte apo gabim…..!!!!!!!
    Historia e histerizim propogandistik perseritet me personazhe te tjere.

  4. No fake news says:

    Amerika qe ne enderonim nuk ekziston me , Ketu po ndodh ajo qe ne pame per 47 vjet me Enver Hoxhen . Po te thuash qe je republikan te nxjerin nga puna , te ndjekin familjen , e-mailet , pergjojne telefonat , Republikanet e arestuar ne vitin 2021 kane aritur ne 632 veta te denuar me 3muaj deri ne 12 vjet . Se si do te vazhdoje kjo histori ne Amerike , koha do ta tregoje . Marjorin Green eshte republikane qe kundershton Nensi Pelosin ne cdo gje qe demokratet bejne . Nuk e kuptoj dot se si ne shqiptaret ne Amerike mund te votojme per te majtet kutu ?????

  5. L says:

    Zyra e Gestapos ,kushedi SA miona dollar paguajn kompanite e vaksinave per Twitter qe te bllokojne mendimet ndryshe.
    Qe ketu duket se SA te sigurta Jane keto vaksina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje