Urimi i Lea Ypit: Në 2022, të gjejmë shpresën. Edhe shpresa për ndryshim, sjell ndryshimin!

2 Janar 2022, 20:10Sociale TEMA

Lea Ypi, akademike dhe shkrimtare e njohur, ishte e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga si njeriu i vitit 2021. Ajo ndau me shikuesit e emisonit ne youtube, urimin e saj per 2022.

Ypi u shpreh se edhe shpresa per ndryshim e sjell nje dite ndryshimin, ndaj kjo eshte çfarë i uron Shqiperisë së 2022, të gjejë shpresën.

Ypi u shpreh ne Dritare TV, se përsa kohë ka të rinj që besojnë vërtet se vendi i tyre do të bëhet dhe se ndryshimi do të vijë një ditë, atëherë ka shpresë se kjo forcë do të zgjohet dhe do të japë vërtet rezultate.

“Ndonjëherë më duket sikur në Shqipëri ne dhe njerëzit në përgjithësi jemi shumë negative, për veten dhe për të ardhmen, për shoqërinë në të cilën jetojmë, për të kaluarën, për mundësitë që na jepen nga e ardhmja dhe ndonjëherë kjo më bën të zymtë. Më duket sikur e kundërta shpesh ndodh në Angli , pra ka shumë njerëz që kalojnë të njëjtat vështirësi por nuk kanë të njëjtin ndërgjegjësim ose nuk e kanë këtë zymtinë dhe këtë pesimizmin dhe idenë e mungesës së alternativës.

Ndoshta sepse ata ndryshe nga shqiptarët, kanë ndryshuar sisteme dhe në njëfarë mënyre besojnë se sistemi mund të ndryshojë, ndërkohë që nëse ti jeton në një shoqëri që nuk ka kaluar kurrë ndryshim sistemi nuk mendon që ajo shoqëri mund të ndryshojë dhe fillon kënaqesh me atë qe ke. Me mërzit fakti që këtu njerëzit thonë se shqiptarët nuk bëhen dhe nga ana tjetër habitem sepse ka një lloj kujdesi dhe interesi ndaj politikës që shumë njerëz nuk e kanë në vende të tjera.

Ketu në Shqipëri ka të rinj të mrekullueshëm, unë kam takuar shumë të rinj dhe të reja që vërtet besojnë në vendin e tyre dhe mendojnë që mund të ndryshohet. Dhe unë them se një vend që ka të rinj të kësaj natyre, do ia dale qe nje dite kjo forcë të zgjohet dhe të japë rezultate. Gjithashtu do të thoja që, vërtet është shumë e rëndësishmë që të jesh kritik dhe të kritikosh sistemin por është shumë e rëndësishme edhe që përveç kritikës të ketë edhe një lloj optimizmi, që është ai optimizmi i vullnetit.

Nëse ka vullnet gjerat ndryshojnë dhe nëse ne i vemë vetes si detyrë që të kemi shpresë, duke e patur shpresën si një lloj detyre, atëhere përpiqemi që ta kërkojmë ndryshimin” u shpreh Ypi për Shqip në Dritare TV.

 

4 komente në “Urimi i Lea Ypit: Në 2022, të gjejmë shpresën. Edhe shpresa për ndryshim, sjell ndryshimin!”

  1. k says:

    Shpresa ,eshte morali i sëmurë i skllevërve.
    F.Niçe.

  2. cubi.matjan says:

    “Shpresa per ndryshim, sjell ndryshimin”
    Nard Ndoka.
    Udheheqes i lavdishem i popullit Shqiptar

  3. Andreas says:

    Kush eshte kjo qe e promovojne kaq shume dhe erdhi nga askushi?!

  4. tonia says:

    I ati, kur i vuri emerin, mbajti te fshehur rrokjen e pare te emerit te saj “Ha”(Lea).Ja! kjo eshte qe ta dishe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje