Biden bisedon me presidentin ukrainas për pushtimin rus

3 Janar 2022, 10:42Bota TEMA

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët do të përgjigjen ashpër nëse trupat ruse kalojnë kufirin. Gjatë një telefonate me Volodymyr Zelenskiy.

Biden theksoi se mbështet pavarësinë politike dhe territoriale të Ukrainës. Biseda e tyre erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan i tha homologut rus, Vladimir Putin, se mund të paguajë një çmim shumë të rëndë në rast të një pushtimi.

Shefi i Kremlinit u përgjigj duke thënë se sanksionet shtesë ndaj Rusisë për një veprim ushtarak do të ishin “një gabim kolosal”. Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se vendi i tij është falënderues për përpjekjet e administratës Biden për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës ushtarake.

1 komente në “Biden bisedon me presidentin ukrainas për pushtimin rus”

  1. Niku says:

    Jam shume kurioz te di cfare i tha Biden atij qurravecit kryeminister te Ukraines, qe del e mburret pa pike turpi se “ka babai im bicak…” si kalamajte e kopshtit, per ata mijra nazistet qe “protestuan” ne Kiev…???!!! Mos di gje ti o Mero…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje