FOTOT: S’ka më thashetheme, Elvana Gjata zbulon lajmin e mirë

3 Janar 2022, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT: S’ka më thashetheme, Elvana Gjata zbulon lajmin e mirë

Vitit 2022 nuk do t’i ndahen bashkëpunimet muzikore. Elvana Gjata, pas projekteve të suksesshme të vitit të shkuar me Ylli Limanin e Capital T, do të bashkëpunojë me një tjetër emër të rëndësishëm të muzikës.

Një video në Instagram ku Elvana këndon një pjesë të saj nga kënga, ka të etiketuar emrin e Mozzik. Këngëtarja nuk ka vendosur asnjë datë apo të dhënë tjetër se kur do të publikohet bashkëpunimi, i cili do të titullohet “S’ka”.

Ky konfirmim nga vetë këngëtarja i dha fund thashethemeve për një duet mes dy artistëve. Pak ditë më parë, Mozzik publikoi një video të tij duke kënduar një pjesë nga kënga e re. Në postim, ai i pyeti fansat nëse mund të gjenin emrin e personit që do të bashkëpunonte.

Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit, “LamboZiki”.

2 komente në “FOTOT: S’ka më thashetheme, Elvana Gjata zbulon lajmin e mirë”

  1. Vini says:

    Ep mire ai qerosi me x6 mire eshte ?

  2. sapa says:

    I ashtuquajturi shtet legen shqiptar sikur e arrestoj kete femren me te dashurin e vet apo ishte si gjithmone shaka e te korruptuarve te planetit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje