Personi me fitimet më të mëdha ishte Elon Musk, i cili e nisi vitin me një vlerë neto prej 156 miliardë dollarësh duke e mbyllur atë me rreth 277 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të agjencisë ‘Bloomberg’.
Themeluesi i ‘Tesla-s’ tha se po planifikon të paguajë mbi 11 miliardë dollarë taksa.
Fitimi prej 121 miliardë dollarësh i Musk ishte më i vogël se 140 miliardë dollarët që ai fitoi në vitin 2020, por më se e mjaftueshme për ta bërë atë njeriun më të pasur në botë.
Ai ka shpenzuar një pjesë të kësaj pasurie për hobin e tij me raketa. ‘SpaceX’, kompania private e raketave që ai themeloi në vitin 2002, ka lëshuar tashmë më shumë se 1600 satelitë, të fundit më 18 dhjetor.
Konkurrenti dhe miku i tij miliarderi i ndërtimit të raketave, Jeff Bezos, do e nisë vitin 2022 me 190 miliardë dollarë. Ky është thjesht një fitim prej 4.5 miliardë dollarësh që nga viti i kaluar.
57-vjeçari, i cili u largua nga posti i tij si CEO i ‘Amazon’ në korrik, tani e kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë duke pushuar me të dashurën e tij Lauren Sanchez. Çifti është parë së fundmi në një jaht në St. Barts gjatë Krishtlindjeve.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg i shtoi pasurisë së tij afro 25 miliardë dollarë në vitin 2020, duke arritur një vlerë prej 128 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.
Themeluesi i ‘Microsoft’ Bill Gates e nisi vitin e ri me 139 miliardë dollarë. Ai hyri në vitin 2021 me një vlerë prej 132 miliardë dollarësh. Ish-gruaja e tij, Melinda French Gates, e cila i dha fund martesës së saj 27-vjeçare me Billin në gusht, thuhet se ka një pasuri neto prej 11.4 miliardë dollarësh.
Bashkëthemeluesi i ‘Google’, Larry Page, në vitin 2021 i shtoi 47 miliardë dollarë pasurisë së tij duke e çuar atë në 83 miliardë dollarë. Bashkëthemeluesi i ‘Google’ Sergey Brin gjithashtu arriti një pasuri me vlerën e 125 miliardë dollarëve, falë një fitimi prej 45 miliardë dollarësh në vitin 2021.
Ndërsa biznesmeni francez i mallrave luksoze Bernard Arnault gjithashtu e rriti pasurinë e tij në 176 miliardë dollarë, falë një fitimi prej 61 miliardë dollarësh në vitin 2021. Ai është i vetmi miliarder jashtë SHBA-së që ka thyer rekordin në listën e 10 personave më të pasur të ‘Bloomberg’ për vitin 2021 për sa i përket pasurisë totale.
Të 10 këta lojtarë të fuqishëm vlejnë më shumë se 100 miliardë dollarë. Personi i 11-të më i pasur në listë, gjithashtu nga Franca, është Francoise Bettencourt Meyers, i cili vlerësohet të ketë një pasuri afro 94 miliardë dollarë.
Keni harruar Argiten me Zenin, qe pa dyshim jane ne vend te pare.