Turqia po planifikon aplikimin e dozës së pestë të vaksinës ndaj Covid-19

3 Janar 2022, 15:41Bota TEMA

Turqia po planifikon një dozë të pestë të vaksinës Covid-19 për disa grupe të caktuara qytetarësh. Lajmi u publikua nga e përditshmja “Sabah”, duke cituar një deklaratë të autoriteteve shëndetësore.

Mësohet se personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Sinovac dhe dy doza të vaksinës Pfizer mund të marrin dozën e pestë, nëse kanë kaluar të paktën tre muaj nga doza e fundit e vaksinës që kanë kryer.

Ata mund të vaksinohen me Sinovac, Pfizer ose Turkovac e zhvilluar nga Turqia.

Vaksinimi me vaksinën turke filloi javën e kaluar pasi autoritetet shëndetësore në vend dhanë lejen për përdorim urgjent të saj. Ekspertët shpresojnë se vaksina e zhvilluar në Turqi do të shmangë mungesën e vaksinave anti-Covid.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 51.4 milionë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje