Kriza energjetike, Kosova ndalon prodhimin e kriptovalutave

4 Janar 2022, 22:40Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ndalon prodhimin e kriptovalutave në të gjithë territorin. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri me dije se vendimi erdhi nga rekomandimet e Komitetit Teknik që u themelua për Masat e Emergjencës në Furnizimin me Energji.

“Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruan ministrja në rrjete sociale.

Gjithashtu sqaron se “institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave.

1 komente në “Kriza energjetike, Kosova ndalon prodhimin e kriptovalutave”

  1. Baliu says:

    Ky eshte lajmi me i mire per 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje