“T’u pritet koka idhujve mëkatarë”, urdhri i talebanëve për manekinët

4 Janar 2022, 22:10Lifestyle TEMA

Talebanët kanë urdhëruar, së fundmi, që manekinëve në dyqanet e rrobave “t’u pritet koka”, sepse mund të shihen si modele dhe “idhuj” nga gratë dhe vajzat, ndaj të cilave vazhdon mohimi i të drejtave dhe lirive.

Dyqanxhinjve në provincën perëndimore të Heratit në Afganistan, u është thënë t’u heqin kokat manekinëve, duke i konsideruar “idhuj mëkatarë”. Adhurimi i idhujve përbën mëkat në fenë Islame, ku ndalohet adhurimi i një sendi apo dikujt tjetër përveç Allahut – që konsiderohet si i vetmi Zot.

Vendimi është marrë nga Ministria për “Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve”, që është edhe institucioni përgjegjës për interpretimin e rreptë të Islamit nga Talebanët. Fillimisht, urdhri ishte që shitësit t’i hiqnin manekinët nga dyqanet e tyre, por pronarët reaguan duke thënë se kjo do të shkaktonte humbje të konsiderueshme financiare për ta.

Ky reagim bëri që ministri Sheikh Aziz-u-Rahman, të merrte një vendim më të rreptë, duke urdhëruar prerjen e kokave të manekinëve.

2 komente në ““T’u pritet koka idhujve mëkatarë”, urdhri i talebanëve për manekinët”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Talebanët duhet të kenë buburreca në kokë, ndryshe nuk ka si shpjegohet që janë të gatshëm të zihen dhe me rrobat e trupit. T’u pritet koka manekinëve! Kjo është të luash vëndit. Qënkan më keq se xha Sulo tek Kapedani, që i ulte fustanin kukullës për mos t’ju dukur brekët.

  2. Ylli Shamunaqes says:

    Hajde ministri hajde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje