Covid-19 i merr jetën binjakëve më të famshëm në Francë

4 Janar 2022, 18:46Lifestyle TEMA

Binjakët më të famshëm të Francës kanë ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, si pasojë e Covid-19.

Në 15 dhjetor, Igor dhe Grichka Bogdanoff u shtruan në një spital të Parisit, ku qëndruan për 2 javë, derisa në datën 28 dhjetor, Grichka ndërroi jetë. Igor rezistoi deri në datën 3 janar, por pa i mbijetuar dot më tej koronavirusit.

Binjakët Bogdanoff ishin shumë popullorë mes elitës franceze dhe ishin miq të shumë personaliteteve të shquara.

Ata u bënë të famshëm në vitet ’70, me programin e parë televiziv që i kushtohej shkencës, ndërkohë që bota i njohu më shumë për pamjen e jashtme të tyre, të modifikuar jashtëzakonisht shumë me operacione plastike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje