“Turp për demokracinë”, Trump vijon “betejën” kundër Twitter e Facebook

4 Janar 2022, 13:04Bota TEMA

Ish-presidenti i SHBA Donld Trump s’e ka nxjerrë ende inatin pasi Twitter dhe Facebook i bllokuan llogaritë e tij. Me një thirrje të fundit, Trump i kërkon amerikanëve të heqin dorë nga Twitter dhe Facebook, duke i konsideruar këto rrjete sociale një turp për demokracinë. Këtë deklaratë Trump e bëri teksa komentoi bllokimin që Twitter i bëri anëtares së Dhomës së Përfaqësuesve Margery Taylor Green lidhur me dezinformatat për koronavirusin.

“ Twitter është një turp për demokracinë, ky rrjet social nuk duhet të lejohet të ndërveprojë në vend. Marjorie Taylor Green është një votuese shumë e ndershme, patriote dhe punëtore. Ata nuk meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga njerëz inferiorë në Twitter dhe Facebook. Hiqni dorë nga Twitter dhe Facebook. Ata janë të mërzitshëm, ata paraqesin vetëm pikëpamjet e së majtës ekstreme dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për vendin tonë”, tha Trump.

Facebook e ndaloi përkohësisht Green që të komentonte dhe postonte për 24 orë të hënën, pasi kishte bërë postime që shkelin udhëzimet e komunitetit. Ndalimet e Greene vijnë gati një vit pasi vetë Trump u bllokua nga Twitter dhe Facebook. Kompanitë e mediave sociale ngritën shqetësime se lejimi i Trump të vazhdojë të përdorë platformat e tyre mund të nxisë dhunë të mëtejshme dhe prandaj njoftuan bllokimin e llogarisë së tij disa ditë pas kryengritjes së 6 janarit.

Pas ndalimeve, Trump ngriti padi në grup kundër Facebook, Google dhe Twitter dhe drejtuesve të tyre me pretendimin se ata censuruan pikëpamjet konservatore.

3 komente në ““Turp për demokracinë”, Trump vijon “betejën” kundër Twitter e Facebook”

  1. qytetar says:

    Vellai i Berishes.

  2. Ari says:

    Sado te drejte te kete patur Trump, dhuna ndaj capitol ishte e pafalshme. Ne kete pike Berisha i ngjan atij, pasi ai kurre nuk pranon humbjen, dialogun…Na con pas ne kohe. Brezi i ri nuk e kupton gjuhen e Berishes: sharje personale, nxit urrejtje mes demokrateve. etj.

  3. AlbNY says:

    Flet ky palla per demokracine! Se ka idene e termit demokraci, jo më ta kuptoje cfare eshte. Demokracia ketij u pa vjet ne 6 Janar, kur injorantet e pyjeve dolen ne qytet dhe deshen te benin grusht shteti duke zaptuar Kongresin. Krijesa amorfe trushpelare nga racizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje