Kryeministri Edi Rama ka nisur pasditen e së mërkurës një komunikim publik me qytetarët përmes Facebook-ut.
Kreu i qeverisë ka marrë një sërë pyetjesh nga qytetarët dhe u është përgjigjet atyre “live” në rrjetin social.
Ndërsa pyetej për procesin e vaksinimit, Rama bëri të ditur se në formularin që do t’i shkojë çdo familjeje shqiptare do të jetë si pyetje edhe vendosja e certifikatës së vaksinimit, për të aksesuar hapësira të mbyllura apo për të marrë pjesë në tubime të mëdha.
Ndërsa përmendte këto të fundit, kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe krizën në Partinë Demokratike. “Kohëve të fundit kemi tubime për brava, për çelësa, kamerdare”, tha ai.
Një nga problemet që nxori në pah publikimi i pagave, ishte mos deklarimi i plotë i rrogave dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka propozuar një zgjidhje.
Ai tha se ai që denoncon do të marrë një garanci financiare, por në fund do të jetë qytetari ai që do të thotë fjalën e fundit ne formularin e ‘Këshillimit Publik’.
“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë, do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.
Ndërsa, i pyetur rreth krizës energjitike në Kosovë, Rama tha se me të njëjtën krizë po përballet edhe Shqipëria, por shtoi ai, pa e lënë të “rrëshqasë në kurriz të familjarëve apo bizneseve.”
Kurse, pyetjet e bëra rreth situatës aktuale në PD, kryeministri i shmangi duke thënë se duhet të kursejmë kohën.
“Ta kursejmë kohën, situata në seriozitetin e vet është qesharake, opozita e zënë në kurthin e një kacafytje mes një kufome grata dhe një non-grata”, tha Rama.
Ndërsa bëri të ditur se synohet që pensionet të rriten brenda mandatit të tretë dhe se këtë vit do të mbyllen sportelet për t’i kaluar shërbimet në e-albania, Rama tha po ashtu se edhe çështja e “Open Balkan” do të jetë e shtruar në formularë.
“Open Balkan është në formularin që mund të aksesohet online nga qytetarët për të dhënë opinionin e tyre, opinionet kërkohen në funksion të dëshirës tonë për të dëgjuar se çfarë mendojnë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre. Ne harxhojmë orë për t’u marrë me politikë, të shohim mundësinë për t’u marrë me problemet reale që kemi”, u shpreh Rama.
Pyetjes së bërë nga një qytetar për “Emaar Group” dhe akuzat për përfshirje të kryedemokratit Lulzim Basha në projektin e portit të Durrësit, Rama iu përgjigj kështu:
“E para, Emaar Group është një nga më të mëdhenjtë e botës dhe s’ka nevojë të vijë në Shqipëri përveçse për të bërë një projekt të madh. Duke siguruar bazat ligjore të një investimi gjigant. Një investim i tillë, i madh, jo në një HEC apo pus nafte, por në industri si turizmi sjell përshkallëzim eksponencial të investimeve të kësaj natyre, përbëjnë një bazë për të bërë një kapërcim epokal, ekonomik e social. Në varësi nga klima, jam besimplotë, dhe një sërë idesh të tjera do të mund të vihen në një fazë më të avancuar për t’u realizuar.”
Një prej pyetjeve kishte të bënte me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.
Rama tha se të dhënat që janë marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme në krahasim me të gjitha vitet me radhë, pra konsumi më i lartë në fundvit. Ai theksoi se çmimet i vendos tregu dhe jo qeveria.
“Së pari të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme, krahasuar jo me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet me radhë. Kemi konsumin më të lartë në aspektin e parave të investuara në fundvit për të blerë. Çmimet nuk i vendos qeveria. Jemi në një sistem tjetër ku çmimet i vendos tregu. Qeveria mund të ndërhyjë kur bëhet fjalë për çmimin e energjisë, kurse çmimin e konsumit të përditshëm në treg e vendos tregu. Natyrisht tregu ka një logjikë të vetën në vendosjen e çmimeve, që do të thotë ka treg”, deklaroi Rama.
Po cfare denoncusi do shperblesh o burre se le nam me keto qe thua e ben.
Nuk e di ti se cfare behet? Ku jeton ti ne hene? Vetem ne Shqiperi gjen futbolliste me rroge 300 mij lek ne muaj. Pastaj vijne me rradhe gazetare, profesore universitetesh, ekonomiste, inxhiniere e te tjere qe marrin me pak se nje pastruse.
Sa per mediat eshte skandal me vete, jane te gjitha lavatrice parash. Punojne te gjitha me zarfe nen dore. Me shume se gjysma e ekonomise eshte ne te zeze.
Po ju kaq kokë trashë i konsideroni lexuesit?!
Është fare e qartë se pyetjet janë të ndërtuara për të krijuar Edos mundësinë të shprehet e të propogandojë.
Përse nuk flet për të gjithë ata krimba pa vlerë që ushqehen me rroga shtetrore?
Për këtë armatë mediokër dhe jo kompetente e mbajtur në kęmbë me të ardhurat publike?
Për favorizimet dhe dhënien e tenderave “ miqëve”
Të gjithë e shohin por heshtin ndaj binomit mafioz krijuar nga Berisha dhe perfeksionuar nga Rama: më jep votën të jap punën!
Shteti demokratik nuk ndërtohet me propagandë elektorale por duke vënë në bazë meritokracinë, ndershmërinë ndaj qytetarëve dhe transparencën se si dhe ku shpenzohen të ardhurat nga tassa paguesit.
Njerez mos beni gabim te keshilloni ate qe heret apo vone do te humbase zgjedhjet . Nuk ka lindur asnje politikan qe te keshillohet me popullin sepse nuk ekziston nje sistem politik i tille . Dikur mbreteri te ndryshme e praktikonin por u kuptua shume shpejt qe nuk funksionon . Kjo jo vetem qe do ta ktheje vendin tone ne Rusine e para 100 vjeteve por te keqiat qe do te pasojne do te mbajne emrin tone . Eshte nje procedure si referendumi qe eshte e qarte qe nuk aplikohet . Mjafton qe qeveria te zbatoje programin me te cilin fitoi zgjedhjet . Ne kemi vendosur 140 deputete qe te keshillohet KM . Ne qofte se Ai nuk ia del me keta ne vendosim 140 deputete te tjere . Rruge tjeter nuk ka .
Konsumi i larte nuk tregon per shperndarje te mireqenies. 5% e popullsise konsumon aq sa konsumon 95%-çi i mbetur. Nuk di cili statisticien të keshillon, por nuk te ka thene thelbesoren- ate qe kjo shoqeri eshte nga me te pa-barabartat dhe ky nuk eshte kapitalizem por diktature e eger e oligarkise politiko-ekonomike
Te jap une nje emer: Alfred Peza
Kryeminister legen
ore jeni ne vehte ju ,si mor e shani Ramen per keto qe thote ,po aty ekonomi nuk ka ,siguri nuk ka, shoqeri luajale nuk ka ,nuk ka shtet te se drejtes por nuk ka shtet fare,atehere lind pyetja me se do meret kryeministri i nje shteti pa shtet?! me brockulla natyrisht,do thote pralla dhe batuta dhe do e kaloj edhe nje dite.