Varianti i ri i Covid ‘Flurona’? Rakacolli: Është mbivendosje e COVID-19 dhe gripit

5 Janar 2022, 14:40Sociale TEMA

Pas variantit të ri të Covid ‘Omicron’ i cili po përhapet me shpejtësi, një tjetër infeksion i emëruar si ‘Florona’ po qarkullon në botë.

Por a është ajo një variant i ri i COVID-19? Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi në një intervistë në Report Tv se “Florona” nuk është varinat i ri i COVID-19, por është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person.

“Florona u lancua nga Izraeli dhe është një mbivendosje infeksionesh tek i njëjti person ai i COVID-19 dhe atij gripal.  Nuk është variant i ri virusi”, tha Rakacolli.

Ndërsa virozat gripale të stinës kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë në Tiranë, Rakacolli tha se kjo tregon se fuqia e COVID-19 po dobësohet dhe se vaksina po bën efektin duke siguruar më shumë mbrojtje nga koronavirusi.

“Në Tiranë është edhe gripi stinor që është aktiv, gjë që nuk e kishim vitin e kaluar. Fakti që tregon se ka nisur të mbizotërojë edhe gripi, atëherë COVID nuk e ka më atë fuqinë shpërndarëse si në fillim , por edhe se vaksinimi ka dhënë efektin e saj”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli tha se në Shqipëri nuk përcaktohet dot varianti i COVID që është infektuar një qytetar, “por duke u nisur nga klinika, tani për tani mbizotëron ende Delta dhe jo Omicron”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje