Rusia ka vendosur që të ashpërsojë ligjet kundër pedofilëve. Personat që kanë abuzuar seksualisht me fëmijë do të kryejnë dënimin e tyre në burgjet e ashpra në Arktik, ku do të detyrohen të punojnë në minierat siberiane.
Këtë gjë e bëri të ditur zëdhënësi i Parlamentit, i cili theksoi se legjislacioni i ri do të miratohet shumë shpejt.
Kjo masë vjen pasi Rusia u trondit këtë javë nga vrasja makabre e një vajze 5-vjeçare, e cila u rrëmbye nga një pedofil dhe i dashuri i tij, të cilët e përdhunuan dhe e vranë. Zëdhënësi i Parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha:
“Njëri prej kriminelëve ishte një pedofil që ishte dënuar më parë. Kjo do të thotë që duhen ashpërsuar ligjet. Le ta miratojmë që në janar ligjin që do t’i dënojë përjetësisht pedofilët.
Gjithashtu, ata duhet ta kryejnë dënimin në kushtet më të vështira të mundshme: në skajin më të largët të Rusisë ose nëpër miniera. Këta të poshtër duhet të vuajnë me punët më të rënda, që krimin e bërë ta kujtojnë përditë. Nuk mund të quhen njerëz këta”.
VENDIM PER TA PERSHENDETUR DHE MARRE SHEMBULL GJITH BOTA. GJITH KRIMINELAT NE BOT DUHET TE PUNOJNE PER SHPENZIMET E TYRE KOLOSALE NE BURGJE VETEM KESHTU KRIMI DO SHKOJE NE RENIE. ESHTE KRIMINALE TE PUNOJNE FAMILJET E VIKTIMAVE TE JETOJNE SA ME MIRE KRIMINELAT NE BURGJE SI NE SHTETE PERENDIMORE. NE SHBA VIKTIMAT E KRIMINELAVE PAGUAJNE DYZETEPES MIJE DOLLARE NE VIT PER CDO KRIMINEL NE BURG. NJEMILION HER BRAVO RUSIT.