Bardhi i përgjigjet Berishës për bandat në PD: Vjen në seli i shoqëruar me trafikantë droge

7 Janar 2022, 14:52Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu iu përgjigj akuzave të Berishës për banda në PD.

Bardhi teksa foli me emra tha se ish-kryeministri Sali Berisha shoqërohet nga trafikantë droge kur shkon në godinën e partisë.

“Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc që PD ta kthejë bunker ku strehët ai e trafikantë droge. Flet për banda në selinë e PD, vetë vjen i shoqëruar me trafikantë droge e quan bandë stafin e PD. Dhe ju flas me emra:

Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, shoqëron Berishën jo Bashën

Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, shkeloi dyert e selisë qëndrore të PD, një person në kërkim nga Britania.

Nëse Berisha ka ndonjë fakt, t’i bëjë publike. por mos përpiqet që me gënjeshtra të ndryshojë dy realitete. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje, janë anëtarë të Komisionit të rithemelimit.

Demokratët do vrasin demokratët, të përplasë demokratët me demokratët këtë qëllim ka Berisha? Demokratët nuk do përplasen për hallin personal të berishës.” u shpreh Bardhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje