Kriza në Ukrainë, Franca: Putin po anashkalon BE-në duke folur direkt me Biden

7 Janar 2022, 16:22Bota TEMA

Rusia po përpiqet të anashkalojë Bashkimin Europian, duke mbajtur bisedime drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me Ukrainën. Kjo deklaratë vjen nga Franca, që kërkon respektimin e bllokut të BE-së në politikat ndërkombëtare.

Jean-Yves Ledrian, ministër i Jashtëm i Francës, shprehet: “Vladimir Putin dëshiron që të anashkalojë Bashkimin Europian. Këtë kërkon ta bëjë pasi ai nuk ka asnjë konsideratë për BE-në dhe është totalisht i përkushtuar në përpjekjet për të dëmtuar unitetin europian, i cili po forcohet. Ne nuk mund të parashikojmë sigurinë dhe stabilitetin në Europë pa europianët”.

Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Retorika e luftës ka qenë shpesh e pranishme, ndërsa në kufirin pranë Ukrainës, janë rreshtuar rreth 100 mijë ushtarë të Rusisë. Për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, më 10 janar në Gjenevë të Zvicrës, do të mbahet raundi i parë i bisedimeve mes diplomatëve të Uashingtonit dhe atyre të Moskës.

Përpara se kjo të ndodhë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bisedoi me homologun e tij rus, Sergey Shoigu. Ata diskutuan për mundësitë e reduktimit të rrezikut në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

2 komente në “Kriza në Ukrainë, Franca: Putin po anashkalon BE-në duke folur direkt me Biden”

  1. ben says:

    Sigurisht qe Putin, qe ka mend, nuk do harxhoje kohen qe te bisedoje me ato qe kane ne dore vetem celesat e kashtes, por me Ameriken qe komandon boten.

  2. rexha 10 says:

    GJEJA ME E KEQE E UNIONIT EUROPIAN ESHTE SE NUKE PO FLASIN ME GJUHEN E PERBASHKET TE UNIONIT ,PORE ME GJUHEN E SHTETIT QE PERFAQESOJNE. TASHME PUTINE E KA TE QARTE PROGRAMIN E TIJE ,KU RENDESI TE PARE E MERE MARVESHJA ME SHBA ,SE SA PER BE ,ESHTE I SIGURTE SE DO TE VENDOSET ASHTU SI KA MENDUAR PUTIN. PO E NJEJTA POLITIKE ESHTE NE BALLKAN ,A THUA SE EUROPA ESHTE BERE NJESHE ME RUSINE. QE TE KETE AUTORITETE EUROPA ,DUHET TE NDRYSHOJE POLITIKEN NE BALLKANIN PERENDIMORE ,SEPSE KA DESHTUAR TOTALISHTE .NUKE ESHTE KJO EUROPA QE NJOHIM , AJO EUROPE QE KA GRUMBULLUAR RRETHE GJIRIT TE SAJE GATI ME SHUME SE GJYSEM MILIONI EMIGRANTE SHQIPTARE E SHUME EMIGRANTE NE GJITHA SHTETET E BOTES. KRAHASONI EUROPEN E VITEVE 90 ,DHE EUROPEN E SOTEME KU NE VENDET E BALLKANIT JANE BLLOKUAR KUFIJTE ME TELAT ME GJEMBE ,DHE EMIGRANTET VDESIN RRUGEVE NDERMJET POLONISE E BJELLERUSISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje