Kazakistani ditët e fundit po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme ku deri më tani për shkak të trazirave kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë.
Presidenti i vendit Kasim-Yomart Tokayev në urdhrin e tij të fundit u ka thënë ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmëruar në drejtim të protestuesve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kreu i shtetit ka theksuar ndër të tjera se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan.
Ndërkohë për incidentet e dhunshme, Tokayev fajësoi “terroristët” të trajnuar jashtë vendit, por nuk dha asnjë provë.
Në fjalën e tij, Tokayev ndër të tjera ka falënderuar homologun e tij rus, Vladimir Putinin për dërgimin e trupave në vend dhe theksoi se prania e tyre është e përkohshme në Kazakistan.
Nuk thuhet ne lajm qe protestusit jane te armatosur me arme zjarri.
Pse jepni gjysem lajme?
Edhe Sali Berisha me njerzit e ti po punone per Vladimir Putini.. Nje lloje si Aleksander Vuqiq e Dodiku në Bosnje ????????????????
Me pushtimin e Ukraines, merr forme Bashkimi i ri Sovjetik, ku rusia koloniale i bashkangjit vetes ne fazen e pare Ukrainen,bjellorusine, kazakistanin.