Nëndetësja ruse përplaset me anijen luftarake të Britanisë në Atlantikun e Veriut

7 Janar 2022, 09:21Bota TEMA

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar që një nëndetëse ruse është përplasur me një luftanije të Marinës Mbretërore që po patrullonte në Atlantikun Verior. Luftanija HMS Northumberland e gjurmoi nëndetësen kur ajo goditi sonarin e anijes dhe një pjesë e pajisjes mbeti qindra metra larg saj. Incidenti u kap në fund të vitit 2020 nga një ekip që po xhironte një dokumentar raporton “BBC”.

Një burim i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar tha se nuk kishte gjasa që përplasja të ishte e qëllimshme. HMS Northumberland po kërkonte nëndetësen në Rrethin Artik pasi ajo u zhduk nga radari i anijes sipas televizionit Channel 5 që po xhironte dokumentarin “Luftanija: Jeta në Det”. Ministria e Mbrojtjes tha se fregata kishte gjetur nëndetësen duke përdorur sonarin e tërhequr që është një tub i gjatë i pajisur me hidrofonë të ndjeshëm për të dëgjuar nën ujë.

Një periskopë u pa në sipërfaqe nga helikopteri Merlin i anijes para se nëndetësja ruse të zhytej përsëri dhe të përplasej me sonarin e anijes. Kamerat e filmimit kapën ekipin duke thënë: “Çfarë dreqin ishte ajo?”. Nuk është e qartë nëqoftëse nëndetësja ruse pësoi ndonjë dëmtim por luftanija britanike u kthye në portin e Skocisë për të zëvendësuar pjesët e dëmtuara.

Aktiviteti i nëndetëseve ruse është rritur kohët e fundit dhe fregata e Marinës Mbretërore patrullon rregullisht Atlantikun Verior. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar zakonisht nuk i komenton operacionet por në këtë rast e komentoi për shkak se incidenti u kap në kamera. Një zëdhënës tha se në fund të vitit 2020 një nëndetëse ruse që po gjurmohej nga luftanija HMS Northumberland ra në kontakt me hidrolokatorin e saj të tërhequr.

5 komente në “Nëndetësja ruse përplaset me anijen luftarake të Britanisë në Atlantikun e Veriut”

  1. Erdi says:

    Keto anglezet kane pesuar si greket me turqit. Por te pakten greket raportojne cdo incident qe ndodh midis dy ushtrive. Kurse keto i mbakan te fshehur. I bie qe ruset tallkan trapin sa here i dashka bytha. Anglezet forcen e tyre e kane treguar gjithmon vetem me banore te vendeve te botes se trete. Kur anglezet i masakronin me pushke dhe me top. Ato te shkrete kunderpergjigjeshin me shigjeta.

  2. keshtu i fshehin ne shekuj Dobesite e tyre Kanibalet e Njerezimit
    dhe qisin pidhin e dhise tuj u zgerdhy me vendet e tjera sapo i shikojne nji dobesi
    ose i sajojne ato vet me u tall me tjetrin .
    Hudhi nji Bombe atomie te zhduket kjo rrace e Satanit ne Bote
    se jane perhapur gjthandej Europes gjaprinjt Satanike
    vetem Ŕusia e shpeton Njerezimin nga kjo fare Satanike qe po shkaterron Njerezimin e jeten ne kte Planet

    1. Kapedani says:

      Ilaçet i ke pire plako se dukesh qe je pak keq me shendet.

    2. mik says:

      Nuk po futem ne histori te mardhanjeve Shqiperi-Britani,por aktualisht, nga Britania po mbahen nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve , si atje ne Britani dhe ketu. Ndersa nga Rusia nuk kemi pas kurre ndonje mire.
      Ti zgjidh e merr.

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Te ftoj te emigrosh per nje jete te shkelqyer ne Rusi o figjure. Pastaj fol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje