Lulzim Basha: Demokratët e braktisën Berishën, sot ishte dita e tij e fundit politike në Shqipëri

8 Janar 2022, 18:24Politika TEMA

Pasi u tregoi gazetarëve dëmet e shkaktuara nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo e shtunë ishte dita e fundit politike e Sali Berishës.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi, dhune dhe përplasje mes demokratësh nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal.

Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjeve të Berishës për t’u bërë pjesë e skenarit të dhunës. E kanë braktisur siç e kanë bërë gjatë gjithë këtyre muajve”, tha Basha.

Basha falënderoi edhe ata që mbështetën Berishën, “të dëshpëruar nga masakra e 25 prillit”. “Protagonistë ishin vetëm një grup i vogël, me një plan të organizuar nga Berisha. Ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje