Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet

8 Janar 2022, 19:00Politika TEMA

Nga Fatos Hoxha*

Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik.

Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.

Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje.

Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror.

Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.

Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale.

Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.

Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.

Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes.

Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter.

Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.

Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit.

Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord.

Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media.

Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet.

Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend.

*Ish-deputet i PD

19 komente në “Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet”

  1. Berti says:

    PO NUK U ARRESTUA DHE SOT SALI BERISHA ATEHERE MUND TE THEMI QE DREJTESI NUK KA PER TE PATUR KURRE E KY VEND NUK BEHET ME.

    1. Vranakonti says:

      Bravo,shkrim brilant.Je demokrat i vertete.

    2. Kafe me pak says:

      une, une, une..:)
      PD-ist fanatik – a thua egziston nje nocion i tille. Ka fetare fanatik, tifoza futbolli fanatik, bashkeshort fanatik.Sepse te jesh fanatik do te thote te jesh i pasionuar dhe i lidhur emocionalisht. Pra pertej llogjikes. E te jesh pd-ist, nuk eshte ndonje turp apo nder i madh. Ti i perket nje grupi njerzish me ide te ngjashme e me flamur te njejt. Por te jesh demokrat nuk do te thote se je fanaik i nje partije apo i nje klubi futbolli. Keshtu qe pusho se qeni fanatik i cdo organizate apo ideje, sepse nese je fanatik, je i gatshem ta anashkalosh llogjiken, t’i mbushesh mendjen vehtes qe ndoshta per disa ide fanatike ja vlen te shkelesh me kembe te tjeret. Ndoshta edhe metej, perfundon si ky miku i familjes Hoxha qe bredh rrugeve te Tiranes me shpresen se mos i ben njeri nder edhe e arreston

  2. Realisti says:

    Hahaha….Ti kujton se do te kete drejtesi me kete klase politike? Po ra Berisha, bie edhe Rama. Harroje, ky vend nuk behet. Vdes Berisha,…iken hajduti Rama, vjen hajduti Basha. Iken Basha, vjen hajduti tjeter Erjon Veliaj. E keshtu me rradhe.

  3. ben says:

    I nderuari zoti Fatos Hoxha, ky shkrim i juaji me dha nje rreze shprese se opozita shqitpare nuk ka vdekur.
    Personalisht nuk bej pjese ne asnje parti politike dhe nuk jam partizan i asnjeres force politike ne Shqiperi, por si shqiptar dhe intelektual, jam i interesuar ne prosperitetin e vendit tim, ku nje opozite e forte e konstruktive, ka idera per ta cuar vendin me perpara.
    Shfaqja e sotme para gjithe kamerave te televizioneve kombetare apo te huaja ishte e turpshme dhe tregon pikerisht ate qe juve e deshmoni me shume te drejte; kacafytjen per pushtet midis dy kufomave politike; Salih Berishes ne njeren ane qe kerkon karriken e PD-se per te mbijetuar pas perbuzjes amerikane duke e shpallur non-grata dhe Lulezim Bashes, nje injorant dhe hipokrit, qe deri dje u ngrit nga hici ne krye te PD-se pikerisht prej atij qe sot, i detyruar nga rrethanat politike, po e denoncon cdo dite per krime qe i kane kryer ne bashkepunim me njeri tjetrin.
    Persa kohe qe shumica e anetareve te thjeshte te PD-se nuk distancohen dhe do vazhdojne te ndjekin njerin apo tjetrin nga keto dy figura te shperfytyruara gjelash, qe zihen per nje karrike, ashtu sic jeni distancuar edhe juve, per fat te keq ne nuk do kemi nje opozite aktive qe te sherbeje si kundrapeshe e qeverive socialiste dhe kjo do ti kushtoje rende te gjithe popullit tone.

    1. Rrapo Rrapushj says:

      I nderuar Ben Fistëku, ky realitet prej 3 dekadash, u shfaq sot si një Skenë e Trilogjisë BERISHA, aspak me kapacitetin e një demokrati që i duhej vëndit, për kalimin paqësor nga një diktaturë personale e një narcisti mriminal i veshur me petkun e bolshevikut Tito, dhe i etut për sundim, në demokracinë tradicionale shumë të nevojshme dhe të pritur ngs mbarë shqiptarët, demokraci fisnikesh te kuvendeve tradicionale të Urtësisë së Pleqësive Shqiptare, wë shprehen në shumë kushtetuta Perëndimore. PD u formua nga Berisha dhe u bë pronë e Berishës, nuk mund të kalojë në pronsj tjetër se është prishur që në vezë, ndaj të gjith ata të ndershëm me ndjenja të demokracisë të vërtetë duhet të shpërndahen vetë nga era e qelbur e vezës së prishur dhe të orientohen ndryshe për demokratizimin e Shqipërisë, bdryshe, jo me Alternativen E dhathtë – E majtê individësh prepotentë.

  4. graniti says:

    30 vite me shpellaret e Sali non grates vetem vrasje djegje shkaterim, tani duhet te veproi drejtesia ta arestoi qelbesiren ne te kundert drejtesia duhet te japi doreheqien.

  5. Loni pe Kolkondasi says:

    Ç’ke që merresh me politikë zotëri, shiko më mirë të blesh nja 10 kokë dele, (pa tjetër dhe nja dy desh) një gunë dhe një kërrabë dhe bëhu bari. Natyrisht, mos harro të regjistrohesh në akademinë e barinjve, për të qënë sa më bashkohorë. Unë, sinqerisht, kam shpresë se në darkë ti edhe mund t’i sjellësh të gjitha delet në shtëpi. Sa për dy deshtë, nuk di nëse do i sjellësh apo jo. Besimplotë për c’ka të propozoj më bënë vlera e asaj që ju shkruani në këtë artikull.

  6. Loni pe Kolkondasi says:

    Ç’ke që merresh me politikë zotëri, shiko më mirë të blesh nja 10 kokë dele, (pa tjetër dhe nja dy desh) një gunë dhe një kërrabë dhe bëhu bari. Natyrisht, mos harro të regjistrohesh në akademinë e barinjve, për të qënë sa më bashkohorë. Unë, sinqerisht, kam shpresë se në darkë ti edhe mund t’i sjellësh të gjitha delet në shtëpi. Sa për dy deshtë, nuk di nëse do i sjellësh apo jo. Besimplotë për c’ka të propozoj më bënë vlera e asaj që ju shkruani në këtë artikull.

  7. Elio says:

    Koka e krimit ne shqiperi eshte politika,krimi ne shqiperi eshte nje lol politike mafjoze me jep te jap, ne shqiperi nuk ka shtet dhe eshte e pamundur te arrestosh nje kriminel,nga ana tjeter per energji elektrike o uje mund te hash dru ne plici o burg,kjo eshte shqiperia!!!

  8. Tirona says:

    Bravo Fatos.Sot,jo neser,duhet te arrestohet.Arrestohen ato te marumit fare,me 4 klase fillore,qe nuk e dine pse jane aty.Organizatoret,sipas llogjikes se tyre,mendojne,pergatiten per sulmin tjeter “paqesor”.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Është vetëm një autor, në të gjitha shkatërrimet Berisha !
    Pushteti gjyqësor ka qenë në dorën e tij presioni ndaj këtij sistemi ka qenë i vazhdueshëm, korupsioni strategji e tij.
    Sistemi gjyqësor i reformuar duhet të tregojë se është i pavarur dhe aktiv, për të ndëshkuar çdo shkelës ligji.

  10. Martin says:

    Ne kerkojme se pari nga KQZ heqjen e mandatit te deputetit kriminel Sali Berisha

    1. Ke ndonjë emër z Fatos , pa ne kërkojmë te arestohet Rama si koka e krimit që u anatemua , nga VIKTIMA e parê e dhunës te sotme anetari i komitetit të rithemelimit dhe VIKTIMAT nr 2 e 3 te SHQUP-it zyrtar , që perveç akuzave te ndersjellta VIKTIMASH , karshi njëri tjetrit akuzuan Ramën si bashkëpunëtor të të dy palëve !
      Po ke ndonjë emër dhe ti përveç Ramës , si kurajoz që je , thuaje !

  11. ce says:

    Kjo eshte ngjarja me e shemtuar ne planet ne jeten politike te nje force politike te shkatuar nga ish lideri i saj i rrezuar nga pushteti para 9 vitesh me 1 milion shuplaka. Por Vucidoli kerkon te beje te pamunduren per te patur nje cader ku te fuse koken nga Non Grata se ka frike se do kete fundin e njejte me Sllobodanin dhe mund te perfundoje ne Hage ndonje nate i shoqeruar nga forcat speciale. Prandaj ka thirur llumin e tropojes, Kukesit e Mamurrasit,burgaxhinj,kriminele , trafikante dhe nen komanden e kryevagabondit , Geringut te pdse Muli horrit enderron se mund te beje revolucione dhe te vije perseri ne pushtet. Dhe pastaj Muli te behet president i Republikes se Lazaratit dhe te mare drejtoreshe kulrture Floriana qejflijen me kreher ne cante si dikur Greta qe i bente fresk horrit. Por dje ishte dhe fundi politik i Vucidolit dhe komandantit te naziskineve te Mamurrasit Muli horrit qe nuk guxoi me si dikur te hynte me force ne Drejtorine e policise duke fyer rende shtetin.

  12. Antiberisha says:

    INJORANCE E PERGJITHESHME GJUHESORE. QUAJNE DEMOKRAT DHE VETEQUHEN DEMOKRAT GJITHE ATA QE JANE PJESE E PD E QE GJUHESISHT DUHET TE QUHEN DEMOKRATIKAS. DEMEMOKRAT ESHTE ÇDO KUSH QE E DESHIRON SISTEMIN DEMOKRATIK QOFTE KY I PS I PD E DREQI ME TE BIRIN. KET GABIM E BAJNE EDHE GAZETARET QE DUHET ME QENE KOREKT. KETIJ HOXHES ETJ. SI PUNA E TIJ I FALET SE OFICER KA QENE. ME PERKUJDESJEN E SALI BERISHES DHE REKOMANDIM TE ISH MINISTRIT TE BRENDSHEM AGRON MUSTARAJ U BE DEPUTET DHE KUR SALES IU NGREF PALLA MOS ME E RIZGJEDH DEPUTET KY ISH OFICERI I DOLI KUNDER DU ME THAN SE KY KA MLLEF DHE E QIT. SALA I KA TE TANA KY QE THOT KY POR SLENE SHIJE POZITIVE KUR NXIREN TASH NGA MLLEFI. KUR ISH DEPUTET KY KAYNARI KUKSIT TSHQYNTE PER SALEN.

  13. Antiberisha says:

    INJORANCE E PERGJITHESHME GJUHESORE. QUAJNE DEMOKRAT DHE VETEQUHEN DEMOKRAT GJITHE ATA QE JANE PJESE E PD E QE GJUHESISHT DUHET TE QUHEN DEMOKRATIKAS. DEMEMOKRAT ESHTE ÇDO KUSH QE E DESHIRON SISTEMIN DEMOKRATIK QOFTE KY I PS I PD E DREQI ME TE BIRIN. KET GABIM E BAJNE EDHE GAZETARET QE DUHET ME QENE KOREKT. KETIJ HOXHES ETJ. SI PUNA E TIJ I FALET SE OFICER KA QENE. ME PERKUJDESJEN E SALI BERISHES DHE REKOMANDIM TE ISH MINISTRIT TE BRENDSHEM AGRON MUSTARAJ U BE DEPUTET DHE KUR SALES IU NGREF PALLA MOS ME E RIZGJEDH DEPUTET KY ISH OFICERI I DOLI KUNDER DU ME THAN SE KY KA MLLEF DHE E QIT. SALA I KA TE TANA KY QE THOT KY POR SLENE SHIJE POZITIVE KUR NXIREN TASH NGA MLLEFI. KUR ISH DEPUTET KY KATNARI KUKSIT TSHQYNTE PER SALEN.

  14. Labi i zemeruar says:

    Problemi eshte se nga kush? Ka vertet SPAK ne pune dhe kush e drejton ate ? A eshte ne pune Arben Kraja!???Bravo i qofte prokurores Elisabeta Imeraj,e cila veshi pantallonat dhe shpeton,me aq sa mundet nderin e prokurorise!Po te presim per Krajen,do duhet te presim dhe 30 vjete te tjera sepse Berisha eshte “Monument kulture” dhe eshte i paprekshem,ai eshte vete ligji,eshte mbi ligjin!

  15. Labi i zemeruar says:

    Problemi eshte se nga kush? Ka vertet SPAK ne pune dhe kush e drejton ate ? A eshte ne pune Arben Kraja!???Bravo i qofte prokurores Elisabeta Imeraj,e cila veshi pantallonat dhe shpeton,me aq sa mundet nderin e prokurorise!Po te presim per Krajen,do duhet te presim dhe 30 vjete te tjera sepse Berisha eshte “Monument kulture” dhe eshte i paprekshem,ai eshte vete ligji,eshte mbi ligjin!Duhet te presim sa natyra te beje punen e saj…me kete…person,sipas llogjikes se SPAKUT.Ne te kundert nuk ka si te spjegohet qe shume dosje te tij kane zene pluhur e myk ne sirtaret e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje